"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte media kryesore në ortakëri me aferën e inceneratorëve.(lexo këtu)
Nga SPAK-u sot mësuam se me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, ku përveç Mirel Mërtirit që donte të fshihej dhe Klodian Zotos që ishte "kamerieri" i tij, janë përfshirë në aferë, politikanë, zyrtarë të lartë e deri te mediat. (lexo këtu)
Afera e inceneratorëve, me akuza apo jo politike, ka një kokë, një kokë që e ka filluar historinë, emrin e ka Erion Veliaj, i cili aktivizoi një projekt të IFC-së, sipas tij, apo në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, na thotë qartazi se ishte ai që kishte kërkuar që të trajtoheshin mbetjet e Tiranës sepse ne jemi taksapagues, duhet të kishim edhe ne inceneratorin të zgjidhnim çështjen e landfillit.(lexo këtu)

Por Erion Veliaj është një mashtrues klasik, është njeriu që për 24 orë hedh 40 mijë firma, që do të duheshin ndoshta ditë të tëra. Është njeriu që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë, ndërkohë që duhet të kishte sa njerëz edhe pemë në Tiranë, apo ndoshta më shumë, por Banka Botërore dhe shkrimet investigative e rrëzuan këtë tezë. (lexo këtë)
Njeriu që nuk di gjë se çfarë ndodh, nuk e dinte as kur edhe drejtorët e tij ishin hajdutë, thjesht dhe vetëm doli e i mori në mbrojtje, në fillim tha se nuk e dinte se disa zyrtarë i kishin bërë këto veprimet. (lexo këtu)
Nuk i njihte hajdutët e tij, megjithëse i kishte qarkulluar sa në një zyrë, në një zyrë, i kishte bërë drejtorë në një institucion tjetër, qenë bashkëpunëtorët kryesorë të njerëzve të inceneratorëve, ishin hajdutët e "5D"-së e kështu me radhë. Tentoi t'i mbronte, tha ish-zyrtarë, më pas tha janë drejtorët, organizata jonë, përpëlitje, strese, beteja dhe tani në fund që thotë se sërish ai s'ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët, se fajin e ka qeveria, ashtu sikundër ka thënë për dosjen "5D". (lexo këtu)

Të njëjtën gjë mund të analizojmë edhe për Vjollca Hoxhën pas njoftimit të SPAK-ut, ku është marrë si i pandehur Endrit Habilaj, drejtori i "Top News". (lexo këtu)
Sipas kësaj logjike, i bie që drejtori i Vjollca Hoxhës i ka bërë të gjitha, kurse Vjollca nuk dinte gjë, megjithëse në ortakëri, Endrit Habilaj në kompanitë që merrte paratë e inceneratorëve ka qenë me shefen e Marketingut të "Top Channel". Të pesta kompanitë ishin të hapura me NIPT-e në godinën e "Top Channel", megjithëse emrat e kompanive ishin të lidhur me subjektet e "Top Channel", si "Top News" apo "Gazeta Shqip", dhe me paratë e inceneratorëve paguhej kanali i "Top News" dhe "Gazeta Shqip". (lexo këtu)

Vjollca Hoxha nuk dinte asgjë. Në fakt SPAK-u ka një dokument nga Bullgaria që është publikuar nga CNA, i cili tregon mjaft mirë pagesat që janë bërë për Vjollca Hoxhën, blerjen e "Lori Caffe", hapjen e ortakërive të Vjollca Hoxhës me Stela Gugalljën etj. (lexo këtu)


Ndaj dhe jemi përballë të njëjtit rast. Erion Veliaj nuk dinte asgjë për drejtorët e tij hajdutë të "5D"-së dhe për inceneratorët, ashtu sikundër Vjollca Hoxha nuk dinte asgjë për këto çështje, por fajin e ka Endrit Habilaj. (lexo këtu)
Habilaj mund të ketë qenë një mekanizëm i vogël, por nuk i thotë askujt asgjë. Përgjëgjësinë e tij penale SPAK-u e ka çuar në gjykatë, do të zbardhet vendimi dhe të gjithë do ta mësojnë, por ai është mekanizmi më i vogël i një strukture të madhe korrupsioni dhe krimi që median kryesore të financuar kishte "Top Channel". (lexo këtu)
Për çfarë duhet ta financonte një kompani monopol Vjollca Hoxhën?
Për çfarë duhet të bënin marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, me drejtorët e Erion Veliajt, pa dijeninë e këtij të fundit, si është çështja e dherave, apo si rasti ku inaugurohej një kopsht, pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nuk dinin asgjë dhe Erion Veliaj e reklamonte. (lexo këtu)
Ka edhe shumë fakte të tjera që tregojnë se Erion Veliaj nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte në Tiranë, ishte kot, ashtu si Vjollca Hoxha nuk na paska asnjë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në "Top Channel".(lexo këtu)
Por faji qenka i një drejtori që në fakt ka qenë mentori, "truri" mediatik i inceneratorëve, të cilin Mirel Mërtiri nuk e shpiku, nuk e krijoi vetë, e gjeti në "Top Channel" dhe e shfrytëzoi po në "Top Channel" për interesa të aferave të tij në ortakëri me Vjollca Hoxhën. (lexo këtu)
"Top Channel" është i Vjollca Hoxhës, i Lori Hoxhës, nuk është i Endrit Habilajt, edhe pse dikush mund të na thotë se ato nuk dinin asgjë, ashtu siç na thotë Erion Veliaj se nuk e dinte se çfarë bënin drejtorët e tij hajdutë, por faktet dhe dokumentet flasin të kundërtën dhe hetimet vazhdojnë./CNA
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...