Pengesa e fundit për Traktatin e Paqes Armeni-Azerbajxhan duhet të kapërcehet
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...

Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbur nga koka. Ta marrësh hollë-hollë ministrja e Shëndetësisë, duhet të jepte dorëheqjen pas atij skandali, ajo nuk e bëri. Madje jo vetëm ajo, por edhe qeveria. Mirëpo në vendin tonë e kufizojnë banalitetin, dështimin etj., me kunjat e politikës.
Ka 3 ditë që një Shqipëri e tërë po linçon publikisht mjekët e kancerit. Që t'i biem shkurt, nuk bëhen këto punë me, ''u raftë pika'', ''i hëngshin në mortin e tyre'', ''i bëfshin qefinë'' etj. Nuk ndreqet asgjë me xhelistat dhe firmatot e kuvendit, ku dalin e japin shpjegime idiote në vend të dorëheqjes. Nuk ndreqet me pyetjet, ''i di qeveria këto?'' dhe me sqarimet dalaboje të iks ministre shteti se, ''ne bëm reformën në drejtësi dhe ta lëm drejtësinë të bëj punë e vet''.
Ka mbaruar gjithçka..., ka mbaruar qeverisja, mjeksia, arsimi, akademikllëku, profesioatet... Marria kolektive për t'u pasuruar ka zeruar çdo fije ndjenje dhe mundi. Shiten me shumicë diploma, jepet rryshfet me shumicë kudo dhe ju prisni që të ndreqet vendi me mallkime në kor. Ajo çfarë kanë bërë mjekët e spitalit të kancerit është makabre, por një gjë ta dini mirë, nuk është faji vetëm i tyre.
Sot mund t'i linçoni gjithë ditën por ata janë mirëfilli produkt i mendësisë sonë që gjithçka e arrijmë përmes rryshfetit, dorovitjes, mikut etj. Kam njohur një mjek i cili nuk merrte rryshfet, më vonë mësova se e kishte ndarë gruaja.
Sigurisht janë biseda monstruoze ato që dalin nga përgjimet, jo biseda mjekësh..., ato kur thonë, ''vari lesht se, edhe një muaj jetë ka ajo'' etj., por ta dini janë edhe pjellë e mendësisë sonë, e tolerimit tonë.Tolerojmë që nga dera e spitalit kur i fusim në dorë një dordoleci tek dera i cili pi birra tek kafja në hyrje bash me doktorët etj. Ato spitale nuk janë pronë e tyre, por e juaja. Duhet ta kuptoni qartas se edhe ata janë pjellë e produktit tonë social, i së përditshmes aq edhe i erzit tonë.
Ne nxitojmë të japim para edhe pse shkojmë me këmbët tona tek ato ngrehina që quhen spitale shtetërore, ku ai që të viziton të thotë, eja më vonë nga shtëpia për një kontroll më të specializuar etj.
Ne jemi totalisht dakort dhe kryekëput i bashkohemi fajit duke mos u ankuar si qytetar, duke e refuzuar dhe duke iu nënshtruar pikërisht mendësisë apo asaj kulture vrastare të bakshishit. Në një farë mënyre askush nuk kërkon llogari se, përse mungojnë ilaçet në spitalet e shtetit?
Përse mjeku specialist kryen vizitën aty në spitalin shtetëror, pastaj të kërkon t'i shkosh në shtëpi, gjoja për një verifikim më special. Sigurisht ai nuk është mjek, është peshkatar, por edhe zonat e peshkimit kanë ligjet e tyre. Shumë nga ju flasim edhe për vdekjen e humanizmit, se si atyre nuk u ka mbetur pikë humanizmi etj., janë kthyer në kriminilë gjakftohtë...
Nuk ka më humanizëm, pasi shqiptari sot është tërësisht një gjindje me synime, jo me ndjenja. Kur ju thonë nuk ka spitali ilaçe, vërini drynin. Jepuni ca dajak b*thëve atyre që vërdallosen korridoreve, kaq. Provoni të jeni një herë të vetme qytetarë. Edhe mjeku që vjedh aty, vjedh se vjedhin të gjithë. Nga ta kapësh. Shkunduni dhe mos u tallni me faktin që kur proteston ky apo ai, nuk ia vlen. Kush do vi po të iki ky? Janë llogje. Janë vegjetacion./ CNA
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...