Kapitullim për dy
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...

Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debatet politike, në kuadrin e zgjedhjeve për në parlamentin evropian të 9 qershorit dhe mediat, politika, analistët tanë, programet e debatit politik të darkës, nuk lënë të kalojë asnjë informacion, asnjë ide, asnjë platformë, nga vendet evropiane fqinje me ne si Greqia, Italia, Kroacia, Sllovenia, apo në qendër të Evropës si Franca, Gjermania, apo më larg si vendet baltike, etj., thua booo, çfarë bëhet kështu!?
Po ne sikur jemi qendra e Evropës, kërthiza fare, ne sikur duam të hyjmë në Evropë, ne sikur u japim mend evropianëve se ç'duhet të bëjnë, ne sikur nuk e kemi gjysmën e kombit nëpër Evropë!
Asnjë ide, vlerë evropiane, prirje evropiane, problematikë debati, nocione të reja politike, çështje të reja që lidhen me të drejtat e sotme të qytetarit, asgjë, asgjë!
Njësoj sikur kishte vello heshtjeje në epokën totalitare!
Lëre të mendosh që partitë politike te ne të rimarrin krahun e partive politike simotra në Evropë, të ndajnë vlerat e tyre, lëre të vijnë te debati intelektual!
As bëhet fjalë, duket sikur jemi në planete të ndryshme.
Politika jonë luan prej kohësh polici - hajduti, sharjet dhe gjysmëfjalitë mediokre hidhen sa një anë te tjetra e parlamentit, kush ka kohë dhe kokë për vlera evropiane!
Sa më injorant publiku që voton në Shqipëri aq më kollaj do ta kenë kur të hyjnë në fushatë zgjedhjesh! Te ne fushata e zgjedhjeve bëhet me Nish Tulla, NSHRAK-u, më tej s'ka mendim! Media i çon reporterët deri te portat e SPAKU-t, kush hyri kush doli, kush ia ka ngenë të paguajë për korrespondentë që raportojnë aktualitetin ndërkombëtar në thellësi!
Analistë të specializuar në problematikat evropiane??? Ku jemi këtu, në Monako? Ne flasim në emisione për konspiracione shekullore, do të rrimë të merremi me se çfarë mendon Evropa dhe qytetari evropian për të ardhmen e tij!
Imagjino që një shqiptar që voton në Evropë dhe mendon nëse duhet të votojë ta zëmë për energjinë diellore, apo për atë ujore, ne e ftojmë të vijë të votojë në Shqipëri, nëse punon inceneratori i Elbasanit apo nuk punon, nëse funksionojnë “wc” e ish-Pallatit të Kulturës apo jo?
Çfarë izolimi total nga Evropa? Çfarë dëshire dhe strategjie për ta mbajtur shqiptarin në izolim mendor dhe politik!
Dhe pastaj pyesin veten: Përse nuk interesohet populli për politikën?
Se të vijnë trupa teatrore evropiane, të vijnë këngëtarë, të vijnë profesorë dhe gazetarë në takime të gjera, të vijnë politikanë evropianë për dialog me vendasit, të vijnë ekspozita pikture, ekspedita muzeore, etj., harroje!
Dhe në mes të këtij izolimi, duke kujtuar se bota përreth nesh nuk ekziston, ka ndonjë çudi që na duket vetja në qendër të botës, si rosaku i vogël që mendonte se bota ishte deri te gardhi i oborrit ku endej?
Mund të mendohet pastaj se ne po u afrohemi vlerave evropiane?/ CNA
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...