
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me koromanen e bukës, që i hedh i forti a pushtetari i radhës, ajo është o e shpërbërë ose në rrugën e shpërbërjes përfundimtare.
Takimi i një kryetari partie me militantët e vet është diçka normale e po ashtu edhe takimi me emigrantët, që jetojnë në Diasporë, por është sa e pakuptimtë, po aq edhe qesharake të nisesh nga Shqipëria me flamurë e taborë dhe të hiqesh se po u flet emigrantëve.
Të gjithë taboristët u nisën pikërisht për koromanen, të detyruar dhe me frikën se mos i heqin nga puna.
Në ç'kohëra jetojmë!
Dhe për dikë, koromania u pre. Nuk do të merrem me fjalimin e djersitur të KryeK-së, KryeKreut tonë farfuritës, po me rastin më tipik.
Atë të një drejtori teatri. Personazh tipik, në rrethana tipike, si në artin e realizmit socialist, shembulli i "intelektualit" të sotëm koromanist.

Shumë flasin për hakmarrjen primitive të KryeK-së, i cili detyroi të dorëhiqej drejtorin e teatrit, që dikush e quan njeri të mirë, dikush një nga intelektualët më të mirë, apo njeri vërtet i respektuar.
Nuk di si mund të jetë i respektuar një dikush, që nuk ka respekt për veten, e shpërbyth atë.
Për mua, vetëm duke parë qëndrimin e tij, është një njeri pa pikën e dinjitetit, që e bën veten qesharak, si i thonë "po leckë fare".
E bën leckë i detyruar a me dëshirën e tij, kjo nuk ka pikë rëndësie.
Kur tha në videon e “Piranjave” se e kishin detyruar dhe se në Fier "s'ka mbetur njeri", ai ishte plotësisht i vërtetë dhe nuk e tha për të treguar se ishte një kundërshtar, po thjesht për t'u zbavitur e mburrur përpara një të ngjashmi me veten.
Nëse do ta dinte se tjetri nuk ishte i sojit të tij, as që do ta hapte grykën ose do t'i thurte lavde KryeK-së.
Shumë më e shëmtuar ishte deklarata e tij për dorëheqjen, kur thotë edhe se "ishte nxjerrë nga konteksti dhe ishte një shaka".
Ku qëndron morali këtu?
Nëse ishte burrë dhe do të kishte sadopak moral, ai duhej të pranonte se ato që kishte thënë në video ishin të vërteta, ose së paku të heshtte dhe nuk kishte pse të paraqiste dorëheqjen, sepse kishte dhënë thjesht opinionin e tij. Nuk kishte kryer as krim, as gabim, as ishte treguar i paaftë. Nuk dorëhiqet një titullar për opinion, qoftë ky edhe i kundërt me atë të udhëheqësit. Dorëheqja dhe sidomos deklarata e bëjnë dyfish të padinjitetshëm.
Një njeri që lëpin atë që ka pështyrë dhe thotë: "Jam krenar që mora pjesë në atë takim historik!"
Gjithë Shqipëria pa se sa autobusë shkuan në Athinë dhe se si pozonin në "takimin historik" punonjësit e administratës publike.
E patë Raqkën e Korçës? Mbase edhe ai do të dalë të na thotë se ishte me teatrin “Çajupi” në festivalin "Kokorakakara fest" të Allasonja-s dhe, ishte që ishte, u duk edhe nga "manifestimi patriotik" ku KryeK-ja i madh ua përplasi në fytyrë "monarkofashistëve" grekë çështjen e gjenocidit çam, për të cilin ka folur gojëkyçur për dekada të tëra. Njëjtë si shoku Enver, që e bëri "copë" revizionizmin modern në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë.

Mbase edhe Roskovecarja e parë ka shkuar me "palikarët" e vet në festivalin e "bibave" në Kallabaka ose Leshjansi i parë, në festivalin e "shtojzovalleve të zhvirgjëruara" në malin Athos, apo ai tjetri në festivalin e "Portokallive" andej nga Tërhalla e kështu me radhë në festivalet e vajgurseve, tërmeteve me ministraqirjatë. Gjithë taborët e bashkive, me kuç e me maç, kishin marrë udhën për të festivaluar në atë qerrata festival të KryeK-së. Dhe më e turpshmja është kur sheh masturbimin e intelektualëve të "shquar", që e quajnë takimin historik dhe pjesëmarrësit heronj. Këta "heronjtë" që shkuan nga Shqipëria për të siguruar vazhdimësinë e koromanes. Po edhe intelektualët, me sa duket, ia shesin shpirtin djallit, për të siguruar koromanen e tyre.
A thua kjo është elita jonë kombëtare, që për ca privilegje e pagesa e bën faqen rrogoz? Kur edhe intelektualët lëpijnë karkalecat e pushtetarëve, kur e pranojnë korrupsionin si normalitet, vendi ka marrë të tatëpjetën dhe është buzë greminës.
Mbase edhe për këtë, Shqipëria është vendi më i korruptuar dhe më i prapambetur i Evropës, por me një nga mafiet më të rrezikshme.
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndod...
Edhe pse një detyrim protokollar i padelegueshëm që bu...
I dashur mik, Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndr...
Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...