Mitingjet, protestat, pasioni dhe rezultati
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...

Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipërisë po gjendet një zgjidhje më efikase për të mos pasur pushues. Ndryshe nga protestat në Spanjë këtu gjithsecili e ka të qartë planin se si zbohen turistët.
1. Çmimet, çmimet, çmimet
Rrisni çmimet për gjithçka—hotelet, ushqimin dhe madje edhe ato të suvenireve që askush nuk i hedh sytë. Sigurohuni që një pjatë me peshk të kushtojë më shumë se një pagë mujore, dhe është e sigurt që turistët do të vrapojnë përsëri në shtëpitë e tyre. Çmimet mos i bëni publike dhe nëse ndonjë i marrë vjen për herë të dytë, ofrojini çmime që t’i mbajë mend gjithë jetën.
2. Mos buzëqeshni
Qëndroni ngrysur. Bëni që çdo turist të ndihet si mysafir i paftuar. Nëse qëlloni që shërbeni një kafe, bëjeni të ndihet sikur i keni dhuruar një veshkë. Sigurohuni që përshtypjet e tyre në Booking apo Airbnb të jenë 100% negative. Kjo do të ketë efekt parandalues për të tjerët.
3. Stop kafesë
Mos harroni se ai që porosit kafe do që të zërë tavolinën për dy orë dhe t’ia hedhë me 200 lekë. Në një vend ku kafeja është vetë jeta, deklarimi i saj si jofitimprurës dhe kështu i panevojshëm është baras me ndërprerjen e oksigjenit. Imagjinoni tmerrin në fytyrën e një turisti apo shqiptari kur merr vesh se nuk mund ta fillojë apo ta mbyllë ditën me një filxhan kafeje. Panik i garantuar, eksodi i menjëhershëm.
4. Kujdes çadrat!
Trefishoni çmimin e tyre. Mos harroni luftën në Ukrainë dhe Gaza dhe rritjen e çmimit të karburantit. Prezantoni një tarifë “hije premium”. Bëjeni qëndrimin në hije aq të shtrenjtë sa të rezervosh një suitë në Ritz. Turistët, në mos nga çmimi, do të përcëllohen nga dielli dhe do të largohen me turravrap, duke marrë me vete kremrat e diellit dhe eurot që këtu tani nuk i hynë në punë as dreqit.
5. Ujë dhe drita!
Ndërpritni ujin dhe dritat herë pas here dhe lini qentë endacakë të bredhin në plazhe dhe të ushqehen me mbeturina.
6. Qeveria
Për të dëbuar turistët, edhe qeveria duhet të bëjë pjesën e saj. Çmimet e kalimit të rrugëve mund të dyfishohen. Tarifa 5 apo 3 euro janë fyerje për ambiciet e qeverisë. E çfarë janë 15 euro për të shijuar tunelin që nuk e ka asnjë vend në Evropë?
7. Mos ndiqni shembullin e Veriut
A e shikoni sa njerëz ka në Veri apo edhe në Pogradec? Plot. Më shumë turistë do të thotë më shumë telashe, më shumë punë, më shumë mbeturina. A ia vlen të punohet! Boll kanë punuar njerëzit, tani është koha e Inteligjencës Artificiale.
Dhe për fund...
Pasi të keni zbatuar me përpikmëri këto këshilla, uluni këmbëkryq në një plazh të zbrazët, shijoni qetësinë absolute dhe reflektimet filozofike mbi kuptimin e jetës. Dhe kur të pyesë ndokush se pse nuk ka më turistë, përgjigjuni me një buzëqeshje enigmatike: qafën thefshin.
Me këto çmime dhe shërbime është e sigurt që Riviera jonë me plazhe gjithë dritë dhe ujë kristal do të kthehet në një oaz qetësie ku do të dëgjohen vetëm oshëtima e valëve dhe zukatjet e gjinkallave./ CNA
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...