web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur sojliu Artur Zheji e gjen veten te personazhi “Tur Zh-ëja”, halabaku Tur Zhvatësi

26 Korrik 2016, 08:10, Aktualitet CNA

Kur sojliu Artur Zheji e gjen veten te personazhi “Tur Zh-ëja”,

Artur Zheji e mban veten edhe për dramaturg. Ai për disa kohë ka marrë rrogën edhe si libretist i Teatrit Popullor, në vitet e fundit të regjimit komunist. Nëqoftëse është e sigurt se Arturi nuk di të shkruajë drama, ai e di së paku çfarë është personazhi, fiksioni letrar, satira etj. Kështu që u intriguam shumë kur pamë se Arturi në portalin e tij 360 gradë na tha se kishte gjetur veten te personazhi ynë humoristik “Tur Zh-ëja”(Tur Zhvatësi).

Madje Artur Zheji ka shkuar te nje spital i caktuar dhe i ka bërë presion administratorit që të përgënjeshtrojë shkrimin tonë me titull “Tur Zh-ëja i forti që ve gjoba pa maskë me bandën e tij 360 shkallë”.

Personazhin “Tur Zh-ëja” e kemi krijuar për të damkosur atë tip të pronarit të portaleve në Shqipëri, që abuzon duke vënë gjoba ndaj bizneseve, zyrtarëve të institucioneve, duke u sjellë si bandit pa maskë. Është një rastësi që personazhin e quajtëm “Tur Zh-ëja”, duke pasur parasysh Arturo Ui personazhin e njohur për shqiptarët, i cili ishte një bandit zhvatës.

Tani le të shikojmë se si e paska gjetur veten Artur Zheji te personazhi i Tur Zh-ësë.

Ne themi se Tur Zh-ëja ka shkuar në një spital privat dhe i ka vënë gjobë atij duke i kërkuar administratorit një shumë të përmuajshme si sponsorizim që të mos e sulmonte në portalin e tij.

Në Tiranë ka shumë spitale private. Megjithatë  Artur Zheji shkoi pikërisht te Spitali Amerikan dhe i kërkoi administratorit të përgënjeshtrojë shkrimin tonë, sikur shkrimi të mbante autorësinë e administratorit apo të spitalit.

Ne themi se Tur Zh-ëja i ka thënë personit që ka kontaktuar se ai ka 17 banditë për të mbajtur në bandën e tij 360 shkallë, prandaj i duhen paratë.

Artur Zheji e paska lexuar këtë sikur bëhet fjalë për 17 gazetarët e tij dhe portalin e tij 360 gradë.

A paska vërtet 17 gazetarë të punësuar Zheji, i ka të siguruar në Sigurimet Shoqërore, sipas ligjit? Dhe pse Zheji e lexon “360 shkallë” si “360 gradë”? Kur Zheji shkon në plazh tani dhe e pyesin sa është temperatura si thote, 35 shkallë apo 35 gradë? Dhe kur Zheji ngjit shkallët si thotë, jam duke ngjitur gradët?

Ne kemi thënë se Tur Zh-ëja është bixhozçi maniak që ka shumë borxhe në kazino. Edhe në këtë cilësi të personazhit Tur Zh, paska gjetur veten Artur Zheji.

Ne themi se Tur Zh-ëja si portret i ngjan Eskobarit kur rrinte parruar, dhe çuditërisht Artur Zheji edhe këtu gjen vetveten.

Ne kemi thënë se Tur Zh-ëja ka qenë drejtor në dy qeveri, dhe Artur Zheji këtu ka gjetur veten.

Ne kemi thënë se Tur Zh-ëja i dilte para të atit ditën kur ky kishte për të marrë honoraret nga shtëpia botuese, dhe ia kontrollonte xhepat, që t’ ia merrte për të luajtur bixhoz. Edhe këtu Artur Zheji ka gjetur veten ndonese në Shqipëri ka pasur nja 200 shtëpi botuese 25 vjetët e fundit, pjesa më e madhe e të cilave nuk ekzistojnë më.

Por në personazhin e Tur Zh-ësë mungojnë disa cilësi të Artur Zhejit.

Ne nuk kemi thënë që Tur Zh-ëja ka qenë kandidat për deputet, si i dyti në listë, për të bërë patericën mediatike të kandidatit të parë në listën e Qarkut të Durrësit.

Ne nuk kemi thënë që Tur Zh-ëja ka një vajzë jashtë martese të cilën e ka emëruar sekretare të parë të ambasadës sonë në Romë, megjithëse nuk di shqip sepse ka jetuar që në moshën 5 vjeç në Itali dhe askush nuk e ka dëgjuar të flasë shqip.

Ne nuk kemi thënë që Tur Zh-ëja pasi nuk u bë dot drejtor i RTSH-së (televizionit shtetëror) ka kërkuar të bëhet drejtor i lojërave të fatit, sepse sipas pretendimit të tij duhet një intelektual me moral të lartë që ta kontrollojë aktivitetin për të cilin Kryeministri Rama kur erdhi në pushtet bëri betimin “Fund marrëzisë”.

Sa për videopërgjimin që e shqetëson Turin, ai ekziston vërtet, por kjo histori nuk ka të bëjë me administratorin por me tjetër linjë.E kur të shfaqet ajo video Tur Zh-ëja do të bëhet vërtet personazhi më i famshëm në vend, e do të duhej vërtet pena e Bertolt Brehtit, autorit të “Nritjes së rezistueshme të Arturo Ui” për ta përshkruar bëmën e parezistueshme të Tur Zh-ësë./citynews

 

 

 





Lajmet e fundit nga