Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Turqisë: anasjelltas, Ankaraja zë vendin e gjashtë në renditjen e BE-së për tregtinë. Suksesi ka një emër: Unioni doganor. Por këtu shfaqen probleme.
Para 20 vjetësh Turqia u bë pjesë e unionit doganor europian. Gati të gjitha produktet turke mund të hyjnë pa doganë në BE dhe anasjelltas. Kjo tregti pa dogana ka luajtur rol vendimtar në rritjen ekonomike të Turqisë deri në shpërthimin e krizës financiare. Atëherë u anashkalua një problem: Asimetria e marrëveshjes për tregtinë e lirë mes BE-së dhe shteteve të tjera të treta. Kështu për shembull SHBA, pas miratimit të marrëveshjes TTIP do t’i shiste produktet e veta me zero tarifë, në një kohë që Turqia do të paguante për produktet e saj, sepse Turqia nuk është anëtare e BE-së. “Eksportuesit turq janë në disavantazh në tregun amerikan, sepse prodhuesit europianë nuk paguajnë doganë, ndërsa ata turq po”, thotë Erdal Yalcin nga Instituti i Mynihut për Ekonominë, Ifo.
Turqia i trembet humbjeve nga TTIP
Yalcin ka përllogaritur me kolegët se disa sektorë në Turqi do të eksportonin deri në 10% më pak, në rast të hyrjes në fuqi të TTIP. Pas 10 -12 vitesh, kjo asimetri do t’i sillte Turqisë një humbje deri në 18-20 miliardë dollarë. Prandaj Ankaraja ka qenë kundër TTIP dhe kërcënoi me pezullimin e unionit doganor.
Si u anashkalua ky aspekt kaq i rëndësishëm? Sipas Yalcin ka dy arsye për këtë: “Turqia asokohe ka besuar se anëtarësimi në unionin doganor ka qenë një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt anëtarësimit të plotë.” Arsyeja tjetër qëndron në atë që askush në ato vite nuk e kishte parashikuar numrin e madh të marrëveshjeve bilaterale për tregtinë e lirë. Me Organizatën Botërore të Tregtisë mendohej se rruga multilaterale për tregtinë botërore është e pakthyeshme. Një vlerësim i gabuar: Sot Turqia është më shumë larg se afër anëtarësimit të BE-së, po ashtu nuk dihet se kur do të përmirësohen marrëveshjet tregtare multilaterale brenda OBT.
Forcim i asimetrisë
Jo pak vetë e quajnë të dështuar marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE dhe SHBA (TTIP). Normalisht Ankaraja nuk ka pse të shqetësohet. Por sipas Erdal Yalcin kjo nuk vlen: “Aktualisht ne zhvillojmë negociata me shumë vende dhe rajone.” Marrëveshjet me Japoninë kanë ecur përpara, sepse nuk janë tematizuar në opinon. Marrëveshja e tregtisë së lirë mes BE dhe Japonisë do të godiste rëndë industrinë turke të furnizimit të automobilëve, është i bindur eksperti. Këtë problem nuk e njeh Zvicra për shembull, që nuk është anëtare e BE-së por ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me unionin.
A do ta ndihmonte Turqinë shndërrimi i unionit doganor në marrëveshje të tregtisë së lirë? Jo, thotë Erdal Yalcin. Studimet e ifo-s të thonë se një marrëveshje e tregtisë së lirë do të sillte më shumë disavantazhe për Turqinë. Ndryshe nga Zvicra, shumë sektorë të ekonomisë turke janë të lidhur me prodhimin në BE.
Rekomandimi: Thellim i unionit doganor
Ekonomistët e Ifo-s rekomandojnë për Turqinë thellimin e unionit doganor, duke zgjeruar degën e shërbimeve dhe produktet agrare. Të gjithë do të përfitonin: Turqia nga rritja e tregtisë me BE, konsumatorët e BE-së edhe “shërbimet europiane, sepse do të kishin një treg prej 80 milionë vetësh në Turqi”, thotë Yalcin. Sipas ekspertit gjendja e vështirë politike e ka bërë edhe më të rëndësishme për BE-në, zgjidhjen e problemeve brenda unionit doganor europiano-turk- kjo sepse një Turqi e destabilizuar si nga ana politike ashtu edhe ekonomike, nuk është në interesin e BE-së./DW
Mbretëresha nuk mund të ketë vlerësuar Prince William teksa ...
Organet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në is...
Një ngjarje interesante po qarkullon në internet, ku thuhet ...
Në kohën kur Hillary Clinton pret zyrtarimin e nominimit si ...
Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte ftuar gazetari Enk...
Gjigandi i telekomunikacionit “Verizon Communications” ka rë...
Pas evidentimit të 4 vatrave me dermatozë nodulare në fshatr...
Një alarm për bombë ka mbjellë frikë sot në qytetin italian ...
Ivi Kaso është një nga emrat në kupolën e Partisë Demokratik...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar në dasmën e v...
Ministria e Transportit njoftoi që një kompani Turke do të b...
Gazetari Italian Roberto Saviano, i fokusuar prej vitesh në ...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona ndërsa ka sh...
Spitali Amerikan ka publikuar detaje të tjera lidhur me zjar...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë t...
Për të arritur deri në ndërtimin e Byrosë kërkohet votimi i ...
Pas shantazhit flagrant të Ilir Metës, disa ditë para mirati...
Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Ka...
Nga Anri Bala-ZathurNga miqtë e mi, e me sa duket janë dhe m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...