web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ivi Kaso, ish-Kreu i Antikorrupsionit që drejton Sekretariatin e Zgjedhjeve/ Figura misterioze në PD

25 Korrik 2016, 18:12, Aktualitet CNA

Ivi Kaso është një nga emrat në kupolën e Partisë Demokratike, duke mbajtur postin e Sekretarit për Zgjedhjet. Kaso ka drejtuar departamentin Anti-Korrupsion në Qeverinë Berisha dhe pas daljes së PD-së në opozitë, u bë një nga juristët e kësaj partie, që merrej që nga mbrojtja e personave që pushoheshin nga administrata dhe deri në problemet zgjedhore. Por Kaso është shfaqur hera herës edhe si avokat i deputetëve demokratë në përballjet ligjore me zyrtarë të Qeverisë, përfshi edhe Kryeministrin Edi Rama, për shkak të akuzave që janë cilësuar si shpifje të bëra në drejtim të Kreut të Qeverisë.

Por në mjediset rreth e rrotull PD është e vështirë të gjesh dikë që mund të flasë rreth tij dhe aq më shumë të të bëjë një profil politik. Ajo që mund të thuhet është se ka drejtuar Departamentin Anti-Korrupsion, i cili për vete nivelin e korrupsionit që përfshiu administratën e shtetërore gjatë qeverisjes 2009-2013, duket se dështoi në misionin e tij. Së dyti ai u shfaq në PD si një prurje nga Kryeministria, e cila dukej se ishte piketuar për të qenë në kupolën e kësaj partie, të paktën në atë të emërimeve. Por ndaj Kasos, të paktën 2 vite më parë pati një akuzë publike në media, mbi përfitimin e një sipërfaqeje toke në zonën e ish-bllokut.

Sipas dokumenteve që u publikuan, Arjana Fullani, anëtare e Gjykatës se Lartë, ish- Inspektori Antikorrupsion, i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ivi Kaso dhe një tjetër qytetare, jo person publik, janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, aty ku më parë ka qenë restorant Berlini. Fullani dhe Kaso kanë përfituar një sipërfaqe tokë afërsisht 200 metra katrorë, duke legalizuar një ndërtesë të prishur nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte.

Por, sipas origjinës se pronës së përfituar, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katrorë, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë. Por, ajo çfarë bëhet më e dyshimtë, është pikërisht fakti se në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizmin, por Arjana Fullani, ish-Inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj. Nuk dihet nëse në atë kohë Prokuroria nisi hetimet mbi çështjen në fjalë, apo se si qëndron e vërteta, por ky është një nga ato raste kur Ivi Kaso është akuzuar publikisht dy vite më parë./citynews





Lajmet e fundit nga