web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

27 Maj 2025, 14:13, Editorial Elvi FUNDO

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Në fakt, Sali Berisha akoma nuk është treguar i sinqertë me demokratët, për të paktën një herë në jetën e tij në lidhje me këtë rast.

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë”, ka deklaruar Berisha në një konferencë për shtyp. “E zgjodhi anëtarësia, unë thjesht e mbështeta”.

Berisha i tregon Olldashit se është garant i zgjedhjeve

Tani pikërisht këtu qëndron edhe gënjeshtra, edhe hipokrizia, edhe skemat politike që janë deri në neveri. Nuk mund të fyesh gjysmat e demokratëve që morën pjesë në ato votime më 22 korrik 2013, kur vetë Sali Berisha urdhëroi fletë votimi me numër serie. Kur vetë Sali Berisha dirigjonte të gjithë procesin e organizimit të zgjedhjeve. Vetë Sali Berisha ishte garantuesi i këtyre zgjedhjeve, pasi në zyrë i kishte thënë Sokol Olldashit se ishte garant i tyre.

Me fitoren e Lulzim Bashës, fitoi Sali Berisha

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

Me fitoren e Lulzim Bashës, fitoi Sali Berisha. Ky i fundit, ende edhe sot nuk tregon pse ka telefonuar vetë deputetë e ish-deputetë dhe njerëz në qarqe, që të marrin pjesë në mbështetje të Lulzim Bashës.

Sali Berisha ka urdhëruar njerëz të strukturave të organizimit në Partinë Demokratike, disa prej të cilëve ishin ushtarë të Lulit dhe sot janë ushtarë të Berishës, të shkonin nëpër degë të ndryshme të thyenin zyrat dhe të ndërronin bravat, siç ndodhi në Durrës, Korçë apo Fier. Siç ndodhi në shumë qytete, ku telefonoheshin njerëzit dhe kërcënoheshin se mbështesnin Sokol Olldashin.

Sali Berisha thotë se nuk e zgjodhi ai, por e mbështeti. Por Partia Demokratike është partia e Sali Berishës. Është ai që ka nga pas shumicën e mbështetësve. Këtë e tregoi edhe pasi Lulzim Basha e përjashtoi. Që Berisha e kishte zgjedhur Lulin, kjo nuk diskutohet dhe që Lulzim Basha më pas e hodhi Sali Berishën, edhe kjo është tashmë e provuar. Dhe Sali Berisha u rikthye në PD me një lëvizje të pandalshme, siç ishte foltorja, duke u treguar Bashës dhe të gjithëve, se ajo Parti Demokratike ishte e tija dhe ai kishte shumicën.

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

Si mund të fitonte Lulzim Basha pa mbështetjen e Sali Berishës?!

Asnjëherë, në asnjë rast, Lulzim Basha nuk do të kishte fituar, në rast se nuk do ta mbështeste Sali Berisha. Megjithëse ka thënë se nuk e zgjodhi ai, me lojën e fjalëve, sërish Sali Berisha tregon se nuk ka qenë garantor i garës. Është ai që e ka manipuluar garën. Është ai që e vendosi Lulzim Bashën në krye të PD-së sepse është mbështetja e tij, që i dha nga Tropoja në Vlorë dhe nga Lezha në Korçë, nga Dibra në Elbasan, nga Gjirokastra në Durrës me militantë, me fletë votimi të numëruara, me proces zgjedhor të manipuluar, me qindra e qindra anëtarë të PD-së në zonat ku ishin konfirmuar si mbështetës të Lulzim Bashës të hiqeshin.

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

A i kujtohen Sali Berishës telefonatat e egra, kërcënuese, shantazhuese dhe fyese nga zyra e tij? Kur njerëzit dilnin e bënin hapur fushatë për Sokol Olldashin. Dhe siç e ka thënë një herë në sinqeritetin e tij të munguar, në emisionin ‘Opinion’, baza e partisë donin Lulin, por drejtuesit lokalë donin Sokol Olldashin. Në fakt, edhe baza e PD-së donte Sokol Olldashin, por duhej pikërisht ajo që tha Sali Berisha: mbështetja e tij personale ndaj Lulit, që më pas të zgjidhej vetë i preferuari i tij kryetar i PD-së.

Basha i Berishës rezultoi një dështim

Doktori i ka humbur zgjedhjet edhe në 2025. Mbështeti Lulzim Bashën kur humbi zgjedhjet në 2021-shin. I garantoi trashëgiminë në 2017. I dhuroi partinë në 2013 dhe sot e kësaj dite sërish vazhdon dhe gënjen për të paktën një gjë që duhet të kishte sinqeritet të plotë përpara demokratëve.

Duhet të thoshte: “Po, unë, Sali Berisha, e mbështeta Lulzim Bashën dhe pa mua ai nuk do të zgjidhej kurrë kryetar i PD-së, se asnjëherë nuk e kanë dashur”.

Por Doktori e pranon, e di tashmë dhe njeriun që e prodhoi vetë duke menduar se do të ishte ai zgjedhja e duhur, i rezultoi një dështim, i rezultoi një ‘vrasës me pagesë’ dhe për më tepër ‘vrasësi’ i tij, i keqpërdorur nga ndërkombëtarët, por edhe nga pushteti i Edi Ramës. Me gati 20 mijë vota në gjithë Shqipërinë, afërsisht i ka hequr 2 mandate PD-së dhe Aleancës së saj.

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

Tri përplasjet brenda Partisë Demokratike

Por Doktori, në vend që të merret me Lulin dhe të theksojë të vërtetën e tij, që ai ishte një dështim, një katastrofë e përzgjedhur nga Sali Berisha dhe pikërisht, kjo situatë që po kalon sot Partia Demokratike, fillon nga zgjedhjet e korrikut 2013. Nga ndërhyrjet e Sali Berishës për Lulzim Bashën, nga mbështetja e tij për Bashën, për të detyruar anëtarësinë që ta votonte për kryetar të PD-së.

Kush e zgjodhi Lulzim Bashën?!

Dhe atje ka filluar çarja e parë, përplasja e parë që në bazë, në struktura, seksione e grup-seksione, ku u luftuan, u ndanë e më pas vazhdoi në 2017 me përjashtimet, në valën e dytë të dëbimit të njerëzve. Herën e parë u dëbuan nga strukturat zgjedhore në 2013-2014, më pas u larguan të gjithë në 2017, jo vetëm ata drejtues që ikën si deputetë, por me dhjetëra anëtarë e militantë që dëboheshin, se shiheshin si njerëzit e Sokol Olldashit.

Përplasja e tretë ndodhi në vitin 2021, kur sërish Sali Berisha i dha Lulzim Bashës partinë, në momentet që e shpalli ‘non-grata’. E më tej, një përplasje më e madhe do të ndodhte sërish në 2021-shin, kur Lulzim Basha do ta përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së dhe do të vazhdonte deri në 2022-shin deri në konflikte fizike, sulme në seri.



PD-ja pa vulë, e vula në xhepin e Lulit

E deri në fund, në vitin 2023 kur PD e Berishës hyri në zgjedhje pa vulë sepse Luli e kishte futur në xhep dhe e përdorte si noter për të marrë kontrata financiare me Edi Ramën. E sot, jemi pas zgjedhjeve të vitit 2025, kur Sali Berisha ka humbur zgjedhjet dhe sërish nuk e pranon se dështoi me përzgjedhjen e tij që ishte Lulzim Basha, por thotë: “Thjesht e kam mbështetur”.


Çfarë duhet të bënte më tepër Sali Berisha?!

Pa Sali Berishën, Lulzim Basha nuk do të hynte dot as në oborrin e PD-së dhe jo më te Selia. Aq vlente për atë parti! Por ishte Doktori, që e solli Lulin “Madhështor” dhe tani vazhdojmë me pasojat e koalicionit madhështor e faktin se nuk e zgjodhi Doktori dhe duhet ta besojmë këtë gënjeshtër në vitin 2025 se ai thjesht e mbështeti./CNA





16:07 Editorial CNA

Humbje therëse

Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...

15:25 Editorial

"Per Jorida"

Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...

Lajmet e fundit nga