HUMBJA E LIBERALIZMIT
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...

Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e rezervuar nga Kodi Zgjedhor dhe kërkuan hapjen e gjithë kutive të qarkut Tiranë dhe rinumërimin e votave si për subjektet ashtu edhe për kandidatët e listës së hapur.
Vendimi i dy anëtarëve të KAS-it, përfaqësues të PD-së u bë pasi ata kishin votuar kundra hapjes së kutive per votat preferenciale me justifikimin se kandidatët nuk legjitimoheshin për këtë kërkesë. Nga ana tjetër PD nuk pranoi të siglonte kërkesat e kandidatëve të vet duke orientuar paralelisht votimin kundra hapjes së kutive të votave preferenciale nga 2 përfaqësuesit e vet në KAS. Dhe kjo u bë në të gjitha rastet kur kandidatë të listës së PD kërkuan rinumërim të votave preferenciale.
PD pas këtij votimi, nëpërmjet përfaqësuesve të vet në KQZ, kërkoi kqyrjen e kutive të votimit të qarkut Tiranë. Kjo kërkesë u rrëzua nga KAS si e pambështetur në prova.
Menjëherë pas këtij vendimi 2 anëtarët e PD, kërkuan hapjen e të gjitha kutive të qarkut Tiranë.
Në gjithë këtë kaos refuzimesh, kërkesash dhe pranimesh është e vështirë të kuptohet se çfarë kërkon realisht PD.
“Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1282 QV, data për fillimin e rinumërimit dhe rivlerësimit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohë që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, deklaroi në fund të seancës relatori i çështjes Ledio Braho.
Ledio Braho është anëtari i KAS-it, i cili bashkë me Elvis Çefën kërkuan hapjen e kutive.
Mësohet nga burime të PD që Ledio Braho dhe Elvis Cefa janë thirrur në selinë e PD dhe u është kërkuar me insistim aplikimi i të drejtës që ata kanë nga Kodi Zgjedhor, për të kërkuar kqyrjen e gjithë kutive të qarkut Tiranë.
Përveç kostove që paraqet procesi, për të cilin KQZ duhet të tenderojë fonde buxhetore për të organizuar rinumërimin, nga ky proces të vetmit që rrezikojnë janë numëruesit e PD.
Numëruesit historikisht janë njerez të zgjedhur nga strukturat e PD dhe si të tillë angazhohen në procesin e numërimit dhe tabelimit të rezultateve të dala nga çdo kuti.
Që prej vitit 2015 PD është ndodhur shpesh në kushte të vështira për gjetjen e vullnetarëve që të merrnin përsipër numërimin. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 11 majit.
Por rinumërimi i votave mund të krijojë probleme për komisionerët, që në rast se provohet trafiku i votave, mund të përballen me dispozita penale. Në rast se rinumërimin do nxjerrë rezultate të ndryshme, ata kthehen në subjekte të SPAK, pasi veprimet e tyre mund të klasifikohen si krim zgjedhor edhe në rastet kur mund të jenë gabime njerëzore për shkak të lodhjes. Kodi nuk përshkruan se cili është marzhi i gabimit që klasifikohet si gabim njerëzor.
Ata mund të rrezikojnë të dërgohen në SPAK. Sigurisht që në raste rezultati të ndryshëm nga rinumërimi, në SPAK përcillen si numëruesit e PD-së ashtu edhe ata të PS-së.
Por PS duket se po i mbron numëruesit e vet, kurse PD me urdhërin e dhënë 2 anëtarëve të vet në KAS, pasi mezi i gjeti numëruesit, tani po kërkon me insistim edhe t'i nisë drejt burgut./ CNA
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...