
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS. Kërkesa pas kërkesash, ushtrohet presion dhe kërkohet rinumërimi i votave. Në fakt, duket një maskaradë, sepse rinumërimi është bërë nga komisionerë të Partisë Demokratike.
Tashmë kur janë hapur qindra e mijëra vota në shumë KZAZ dhe qarqe duket se gabimi është 0.00000 hiç, nuk mund të quhet as gabim njerëzor, ajo e lëvizjes së një apo dy votave në 50 qendra votimi brenda llojit, pra midis kandidatëve të të njëjtit subjekt.
Jemi fiks përballë faktit se si PD-ja po kërkon qenin e saj të ngordhur, por duket se nuk i ka ngordhur qeni, i ka ngordhur kali dhe s’po e lënë rehat as mizat.
Mjafton të bëjmë një krahasim me një film shqiptar të kinostudios “Shqipëria e re”, me një kast të madh aktorësh, me ikonat e ekranit shqiptar si Bujar Lako, Sandër Prosi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Jani Riza, dhjetëra aktorë të tjerë korçarë në role dytësore. Një film që ka një episod mjaft të bukur. Kur pushteti i ri “popullor” i diktaturës shkonte te “kulakët” dhe kërkonte që t’i jepnin grurin falas që të ushqehej populli, një moment i madhi Kadri Roshi i drejtohet Stavri Shkurtit në rolin e Tares, i cili me një lopatë po gërmonte diku për të gjetur grurin e fshehur, dhe i thotë: “Gërmo Tare gërmo, aty kam qenin e ngordhur unë”.


Në fakt, nëse opozita do të kërkonte qenin nuk është ndonjë problem i madh, se dhe Tarja kur gërmoi, sipas subjektit politik të filmit, e gjeti grurin e fshehur nga “kulaku”.
Ndoshta edhe opozita do ta gjente qenin e saj të ngordhur, që e kishte Edi Rama. Në fakt, opozitës nuk i ka ngordhur qeni, sepse nuk kanë gjetur asgjë në kutitë e votimit, këtë po na e tregon rinumërimi që po bën KAS-i.
Opozitës i ka ngordhur kali dhe është fiks në momentin që mirë kali i ngordhi, por s’e lënë rehat as mizat.
Në rastin konkret PD mizat i prodhon vetë, sepse po rikonfirmon në mënyrë të pandalshme një rezultat katastrofik duke mos gjetur ende fakte dhe prova të pakontestueshme, të cilat vënë në dyshim procesin. Thjesht po mban veten dhe militantët me ison e qenit të ngordhur se duke gërmuar do të gjejnë grurë, në rastin e PD-së, vota, që në fakt nuk janë.
Deri tani janë dhënë cikërrima, të cilat në themel nuk ndryshojnë thelbin e rezultatit, që është tepër i thellë, me dhjetëra mijëra vota kudo dhe në bastionet e PD-së.
Ndaj dhe kur opozitës i ka ngordhur kali dhe nuk e lënë rehat as mizat, shkojnë dhe kërkojnë qenin e ngordhur.
Do të ishte mirë që dikush ta kuptonte këtë, të vepronte. Të fillonte një frymë tjetër dorëheqjesh, analizash. Një grup parlamentar që është jo “ku thërret qameti”, po në një situatë që as Zoti nuk i bën dot derman.
Ndaj opozita bën më mirë të gjejë kalin e saj të betejës sesa të merret me qenin e ngordhur./ CNA
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...