
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga Sokol Sadushi, njoftoi se aplikimet për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, organi emërtues i të cilit ishte Kuvendi i Shqipërisë, duhej të rihapeshin.
Sipas njoftimit, meqë në garë ishin vetëm 2 kandidatë dhe nuk ishte arritur numri limit prej 3 kandidatësh, duhej të rihapeshin aplikimet.
Nga 10 kandidatura, numri i kandidatëve zbriti në 4. Mes atyre që dolën nga gara kishte që u dorëhoqën rrugës ose që u skualifikuan nga KED. Por megjithatë kishin mbetur ende 4 kandidatura. Mes tyre edhe ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami.
Zonja Llagami njihet për miqësinë me Klotilda Bushkën, kryetaren e famshme të Komisionit të Ligjeve që i kishte shndërruar zyrat e shoqeve që paguhen me rroga shteti, në ambiente presioni në mbrojtje të familjes Xoxa-Veliaj.
Nëse hap dhe lexon procesverbalin e mbledhjes së KED motivi dhe justifikimi që Sokol Sadushi i jep dështimit të "garës" është skandaloz.
Sipas Sadushit, profesor i së drejtës administrative, gara kishte mbetur vetëm me 2 kandidatë sepse... 2 të tjerët ishin ende në proces verifikimi!
Domethënë 2 kandidatura (mes tyre ajo e Llagamit), ishin ende duke u verifikuar, ndaj meqë KED kishte verifikuar vetëm 2 atëherë mbeteshin vetëm 2 në garë. E meqë ligji kërkon 3, dhe 2 janë më pak sesa 3, atëherë nuk bëhen dot 3 që t'i përcillen Kuvendit që ky i fundit të zgjedhë.
Pra, kanë mbetur 2 në garë, por ndërkohë "2 janë ende në proces verifikimi". Në teori thotë Sadushi janë 4, po në praktikë janë 2. Pra, kemi 4, por që të mbeten 2, nuk po i verifikojmë tani 2. E meqë pastaj nuk do të kemi 3 siç e kërkon ligji duhet të rihapim garën.
Ky është profesori i së drejtës administrative, Sokol Sadushi, që i zgjidh çështjet administrative me stilin 4-2=2.
Po pse nuk tha 0? Fundja në dorë e ka!
Kandidatura kishte 30, por meqë të gjitha janë në proces verifikimi, kemi 0 emra për Kuvendin, ndaj duhet të rihapet gara derisa Sadushit t’i dalin llogaritë.
Ndërkohë që s’i propozime për Gjykatën kushtetuese, Sadushi po i bën kontroll Genta Bungës, Kuvendit i thotë të rihapë garën se nga 4 kandidatura të mbetura, vetëm 2 ka verifikuar Sadushi.
Interesante është që edhe motivet që janë përdorur për të skualifikuar 4 nga 6 kandidaturat (përveç 2 kandidatëve që kanë dhënë dorëheqjen).
Meqë Sadushi e mban veten si profesor i së drejtës administrative, ata kandidatë që nuk i pëlqenin i ka pushkatuar njëri pas tjetrit me arsye administrative. Klasike apo jo? Kështu do të shkojnë të ankohen në Gjykatën Administrative.
Dhe kur njëra prej kandidateve paskësh ankimuar vendimin, apeli administrativ ia kishte trajtuar e dhënë vendimin në më pak se një muaj. Dhe thonë pastaj që gjyqet zgjasin me vite.
Lajmi këtu është që Sadushi e paska futur në xhepin e pantallonave Apelin Administrativ.
Pazari për atje kalon nga profesor Sadushi. Lajmi tjetër është që ish-kryetarja e KLGJ-së nuk u verifikuaka dot për t'u kualifikuar si kandidaturë për KED.
Kjo është tallja skandaloze e Sokol Sadushit dhe marionetave të tij kudo në sistemin që shqiptarët e paguajnë miliarda në vit. Pa folur për të tjerat që mbase duhen për të marrë drejtësi.
Në teori kemi sistem drejtësie të reformuar, në praktikë kemi Sadushin./ CNA
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...