Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgjedhor për Parlamentaret e vitit 2025, diku heshtur, dhe diku publike, po realizohej një tentativë që, nga mënyra, personat e përfshirë dhe përmasat e saj, nuk është asgjë më shumë se sa një puç kushtetues.
Në qendër të këtij skenari është rrëmbimi i mandateve të disa prej gjyqtarëve kushtetues.
Fokusi kryesor është ndërprerja anti-kushtetuese e mandatit të gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.
Personazhi kryesor më i dukshëm i këtij puçi kushtetues, i cili ka nisur hapat e parë prej vjeshtës së vitit 2024 dhe po vijon edhe në këto ditë, është Sokol Sadushi.
Natyrisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk është i vetëm në këtë histori.
Emisioni “Plug” do të mundohet të hedhë dritë mbi këtë skenar, i cili, për nga përmasat dhe efektet, është një tritol kundër Reformës në Drejtësi.
Të gjithë elementët krijojnë bindjen se “drejtësia e re” po krijon një lloj korporatizimi të ri dhe shumë të fuqishëm në sistemin gjyqësor. Një lloj pushteti që po e shndërron “drejtësinë e Sokol Sadushit” në një super-pushtet, të kontrolluar nga një grusht i vogël personash.
Fillimisht, do të shohim se si u ngjit Sokol Sadushi në majën e drejtësisë.
Sokol Sadushi ishte Drejtor i Shkollës së Magjistraturës në vitin 2016, kur ai u emërua nga miku i tij, Fatmir Xhafaj, si një nga Ekspertët e Nivelit të Lartë për hartimin e projektit të Reformës në Drejtësi.
Projekti fillestar dhe i dakordësuar mes palëve politike parlamentare parashikonte që Ekspertët e Nivelit të Lartë nuk do të kishin mundësi që të emëroheshin në strukturat e reja gjyqësore.
Megjithatë, një ndërhyrje e minutës së fundit nga Fatmir Xhafaj, që ishte kryetar i Komisionit Parlamentar të Reformës, e ndryshoi atë parashikim.
Një nga përfituesit kryesorë të dhuratës së Fatmir Xhafajt ishte pikërisht Sokol Sadushi. Në korrik të vitit 2019, kur ishte ende drejtor i Shkollës së Magjistraturës, Sadushi aplikoi për një vend vakant në Gjykatën e Lartë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, i drejtuar në atë kohë nga Naureda Llagami, miratoi kandidaturën e tij, pasi realizoi një verifikim sipërfaqësor mbi pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale.
Vetingu i kryer nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është më së paku skarco. Problemet e Sokol Sadushit me pasurinë ishin të theksuara dhe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra, nëse ai do t’i ishte nënshtruar rivlerësimit si të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë në detyrë që u përballën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).
Problemet e pasurisë së Sadushit ishin me të vërtetë të rënda dhe këtë gjë e dinte më së miri edhe bashkëshortja e tij, Edlira Petri, e cila, si gjyqtare në Apel, iu nënshtrua Vetingut normal.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi në burimin e ligjshëm të blerjes së dy apartamenteve, njëri në Tiranë dhe tjetri në zonën bregdetare të Qerretit.
Gjyqtarja Edlira Petri kërkoi nga trupa e Vetingut që ato pasuri janë krijuar nga bashkëshorti i saj nga një martesë e parë dhe nuk duhej të përfshiheshin në procesin e saj të rivlerësimit.
“Në përfundim të kësaj çështjeje, do të doja të sillja edhe një herë në vëmendje se veprimet e mësipërme, të kryera nga bashkëshorti im, i përkasin periudhës para martesës sonë. Si të tilla, pavarësisht se, sikurse u shpjegua, ato janë të ligjshme, vlerësoj se nuk duhet të përfshihen në kuadër të rivlerësimit tim”, deklaroi Edlira Petri, bashkëshortja e Sokol Sadushit, para trupës së Vetingut.
Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 17 qershor 2020, e konfirmoi në detyrë gjyqtaren Edlira Petri me dy vota pro.
Ndërsa anëtarja e tretë shprehu mendimin se ajo duhej shkarkuar nga detyra, pikërisht për problemet me pasuritë e Sokol Sadushit.
Dokumentat zyrtare të Vetingut, të konsultuara nga “Plug”, tregojnë qartë se Sokol Sadushi duhej skualifikuar nga gara për në Gjykatën e Lartë.
Por, Naureda Llagami dhe KLGJ-ja i mbyllën të dy sytë përballë problematikave në pasurinë e tij. Në 27 shkurt 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor i propozon Presidentit të Republikës emërimin e Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë.
Në 11 maj të atij viti, Presidenti dekreton emërimin e tij si anëtar të Gjykatës së Lartë. Pak javë më pas, ai zgjidhet si zv.kryetar i gjykatës me funksionet e kryetarit.
Në tetor 2023, emërohet përfundimisht kryetar i Gjykatës së Lartë.
Pas katapultimit të dyshimtë në krye të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shumë shpejt nisi betejën për uzurpimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi, ndryshuan në mënyrë rrënjësore mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues. Sipas parashikimeve të reja, Gjykata Kushtetuese do të vijonte të kishte 9 anëtarë, nga të cilët tre do të zgjidheshin nga Presidenti, tre nga Kuvendi dhe tre nga Gjykata e Lartë, pas një filtrimi paraprak që do të kryhej nga një strukturë e re, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dhe me mandat 9-vjeçar.
Gjithashtu, Kushtetuta, me qëllim zbutjen e ndikimit politik, më saktë të maxhorancës, në kohën e miratimit të Reformës në Drejtësi, parashikoi në nenin 125, pika 5 të saj, zëvendësimin në çdo tre vjet të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thoshte që zëvendësimi i plotë i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese nuk do të bëhej vetëm gjatë mandatit të një përbërjeje parlamentare, por gjatë dy mandateve të përbërjeve parlamentare.
Gjithashtu, Kushtetuta, në nenin 179, pika 3 e saj, detajonte edhe mënyrën e ripërtëritjes.
“Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025, dhe gjyqtari i ri, që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.”
Skema e ripërtëritjes u konsiderua e drejtë në atë kohë edhe nga Komisioni i Venecias, në një opinion të vitit 2016.
Përgjatë dy viteve pasuese, në 2017-2018, Gjykata Kushtetuese thuajse mbeti bosh, pasi anëtarët në detyrë dhanë dorëheqjen pas përfundimit të mandatit ose u shkarkuan nga procesi i Vetingut.
Procedurat për emërimin e gjyqtarëve të rinj filluan vetëm në vitin 2019, pasi maxhoranca socialiste bllokoi për gati tre vjet funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Procedurat e ndjekura gjatë vitit 2020 nga KED-i, i drejtuar në atë kohë nga Ardian Dvorani, e çuan vendin në një krizë kushtetuese dhe përpasje të fortë ligjore e publike me Presidentin Ilir Meta.
Për të zgjidhur konfliktin ndërhyri sërish Komisioni i Venecias, me një opinion të miratuar në qershor 2020. Në atë opinion, ekspertët e Venecias, krahas vlerësimit për kompetencat mes institucioneve, preku edhe disa çështje të tjera kushtetuese sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Lidhur me ripërtëritjen trevjeçare të gjyqtarëve kushtetues, Venecia vlerësoi në vitin 2020 se ajo skemë ishte tashmë e tejkaluar.
“Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks dhe, në terma afatgjatë, rekomandohet thjeshtimi i tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e ripërtëritjes… Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet përtëritja. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë.”
Opinioni i Venecias ishte më aktual se kurrë. Në vitin 2020, pas vonesave në emërimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, tashmë skema e përtëritjes ishte realizuar vetëvetiu. Gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë janë zgjedhur në kohë të ndryshme dhe, rrjedhimisht, edhe mandatet e tyre i mbarojnë në kohë të ndryshme.
Sipas verifikimeve të kryera nga “Plug”, kemi një situatë të tillë të kohëzgjatjes së anëtarëve në detyrë të Gjykatës Kushtetuese:
Gjyqtari Organi i emërtesës Koha për të cilën është zgjedhur Afati
Marsida Xhaferllari Presidenti 2019-2028 9 vjet
Fiona Papajorgji Kuvendi 2019-2028 9 vjet
Elsa Toska (dorëhequr) Kuvendi 2019-2028 9 vjet
Sonila Bejtja (ka marrë mandatin e Besnik Muçit, i emëruar në tetor 2019, shkarkuar në nëntor 2019) Presidenti 2019-2028 9 vjet
Sandër Beci (mandati i pjesshëm sipas nenit 179/3 të Kushtetutës, pasi zëvendësoi gjyqtarin Fatmir Hoxha, që i përfundonte mandati në vitin 2020) Gjykata e Lartë 2020-2028 I emëruar në vitin 2022, përfundon në 2028, pra 6 vjet
Ilir Toska Gjykata e Lartë 2022-2031 9 vjet
Gent Ibrahimi Presidenti 2022-2031 9 vjet
Marjana Semini Kuvendi 2023-2032 9 vjet
Holta Zaçaj (mandati i pjesshëm sipas nenit 179/3 të Kushtetutës, pasi zëvendësoi Vitore Tusha, që i përfundonte mandati në vitin 2017) Gjykata e Lartë 2017-2025 E emëruar në vitin 2023, përfundon në 2025, pra 2 vjet
Pra, prej fillimit të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese ishte në normalitet maksimal. Trupa gjyqësore ishte e plotë me 9 anëtarë, koha e zgjedhjes dhe mandatet e tyre nisën dhe përfundonin në kohë të ndryshme, dhe qëllimi i përtëritjes së 3 mandateve në periudhë 3-vjeçare ra automatikisht.
Kjo rutinë u prish në shtator 2024. Me një lëvizje të papritur, në 19 shtator 2024, gjyqtarja Elsa Toska jep dorëheqjen me motivacionin “për arsye personale”. Toska ishte zgjedhur nga Parlamenti, pas një gare të fortë dhe një procesi që zgjati për shumë muaj. Ndaj, dorëheqja, aq më tepër nga një pozicion në çatinë e Shtetit, dukej një veprim i pakuptimtë. Arsyet personale nuk u sqaruan asnjëherë dhe tashmë Elsa Toska është e angazhuar me kënaqësi si pedagoge në fakultet.
Megjithatë, disa të dhëna që dolën kohë më vonë krijuan dyshimin se dorëheqja e Elsa Toskës mund të ishte një plan i paramenduar nga të tjerë persona.
Në mars të këtij viti, rrodhën në media disa mesazhe të shkëmbyera në fillim të vitit 2024. Personat që shkëmbenin këto mesazhe thuhet se ishin Naureda Llagami, që në kohën e komunikimeve ishte ende kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, dhe një person i tretë. Të gjitha zonjat njihen për raportet e ngushta me Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në ato mesazhe, Llagami shprehte dëshirën për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të mandatit si kryetare e KLGJ-së.
Duhet mbajtur në vëmendje se këto mesazhe të presupozuara janë shkëmbyer në janar 2024, rreth 10 muaj përpara se Elsa Toska, gjyqtarja e zgjedhur nga Parlamenti, të jepte dorëheqjen.
Naureda Llagami e mohoi vërtetësinë e këtyre mesazheve. Megjithatë, Llagami aktualisht është kandidate për një vend në Gjykatën Kushtetuese, në një procedurë të shpallur nga Gjykata e Lartë./ Syri.net
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emis...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu pri...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Më 3-4 qershor 2025 u mbajt panairi i përvitshëm i Shën Jo...
Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi në mbledhjen e sotme kërk...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka h...
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, vijoi dëshminë ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Përvetësoi padrejtësisht tokën dhe e shiti për të përfitua...
Më 3-4 qershor 2025 u mbajt panairi i përvitshëm i Shën Jo...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në ra...
Mbi gjysmë milionë turistë të huaj vizituan zonat e mbrojt...
Një ditë më parë u raportua lajmi se kreu i Gardës së ...
Sot po mbahet Liturgjia Hyjnore në nderim të Shën Joan Vla...
Ditën e sotme 7 finalistët e Fazës së II do të prezantojnë...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Now” me Erla Më...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Now" të Erla Më...
Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dhënë do...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, ...
Policia e Shtetit mori masa për ruajtjen e materialeve të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...