“Planin për tritolin e bëra bashkë me Laert Haxhiun”/ Vijon dëshmia e Artan Tafanit në GJKKO
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, vijoi dëshminë ...

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Portofolin e Identitetit Digjital”. Ky projektligj synon të përditësojë kuadrin ligjor që lidhet me identifikimin dhe nënshkrimin në distancë, elementë që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve elektronike në sektorin privat dhe publik.
Ai përcakton metoda të reja për identifikimin e aplikuesit për pajisjen me mjete të identifikimit elektronik (identifikimi në distancë) duke reduktuar në këtë mënyrë kohën e nevojshme për proceset administrative.
Projektligji ri do të ketë një ndikim të rëndësishëm veçanërisht për digjitalizimin e shërbimeve dhe produkteve financiare në vend, duke mundësuar që praktikisht të gjitha shërbimet të mund të ofrohen pa praninë fizike të klientit, qoftë edhe në hapin e parë të identifikimit fillestar.
Në projektligj, AKCESK ka reflektuar një kërkesë këmbëngulëse të institucioneve financiare në vend, duke përcaktuar se Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimeve të Besuara, të cilët operojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe janë të akredituar nga Autoriteti mbikëqyrës përkatës, identifikimet dhe shërbimet e besuara të lëshuara prej tyre, kanë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si ato të lëshuara nga një Ofrues i Kualifikuar i Shërbimit të Besuar, që operon në Republikën e Shqipërisë.
Kjo është në fakt rruga që ndjekin aktualisht disa institucione financiare që ofrojnë për klientët e tyre identifikim dhe nënshkrim në distancë. Shërbimi i identifikimit dhe nënshkrimit elektronik të klientit mundësohet nga operatorë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian. Tashmë, kjo praktikë do të rregullohet në mënyrë eksplicite edhe në ligjin e ri.
Sipas AKCESK, projektligji vendos një kuadër të qartë dhe të standardizuar për përdorimin e mjeteve të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara, duke garantuar integritetin, autenticitetin dhe vlefshmërinë ligjore të transaksioneve elektronike duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në përdorimin e shërbimeve digjitale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Gjithashtu AKCESK thekson se përdorimi i shërbimeve të besuara do të mundësojë përshpejtimin e procedurave administrative, reduktimin e ndërveprimeve fizike dhe rritjen e transparencës në ofrimin e shërbimeve publike.
Sipas relacionit të AKCESK, në krahasim me kuadrin aktual ligjor ky projektligj rrit kërkesat e sigurisë dhe besueshmërinë në veprimtarinë e ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara. Të gjithë ofruesit e shërbimeve të besuara janë objekt i kërkesave të këtij ligji, në veçanti kërkesave për sigurinë dhe përgjegjësinë për të siguruar kujdesin e duhur, transparencën mbi shërbimet dhe veprimtarinë e tyre. Duke përcaktuar standarde të qarta për ofruesit e shërbimeve të besuara dhe për përdorimin e identifikimit elektronik, projektligji kontribuon në rritjen e sigurisë juridike dhe teknike për të gjitha palët e përfshira.
Projektligji përcakton rregullime lidhur me ndërtimin e portofolit të identitetit digjital, një mekanizëm i cili do t’i japë çdo qytetari një mjet të sigurt, të kontrolluar dhe të centralizuar për përdorimin e identitetit të tij digjital në mënyrë të besueshme duke ruajtur privatësinë si dhe duke thjeshtuar ndjeshëm aksesin në shërbime publike e private.
Gjithashtu, projektligji do të sjellë listën e ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara dhe listën e pajisjeve të certifikuara të krijimit të nënshkrimeve elektronike dhe vulave elektronike të kualifikuara, do të rregullojë ruajtjen afatgjatë të informacionit dhe vlefshmërinë ligjore të nënshkrimeve dhe vulave elektronike si dhe do të parashikojë vlerësimin e tyre pavarësisht nga ndryshimet e ardhshme teknologjike.
Sipas AKCESK, zbatimi i këtij projektligji shoqërohet gjithashtu edhe me disa sfida të rëndësishme të tilla si p.sh. zhvillimi dhe certifikimi i portofolit të identitetit digjital kërkon kapacitete të konsiderueshme teknike dhe burime financiare.
Ky proces përfshin ngritjen e sistemeve të sigurta, të besueshme dhe të përputhshme me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, zbatimi i dispozitave të këtij ligji do të kërkojnë investime të mëdha në infrastrukturën teknologjike dhe trajnimin e aktorëve të përfshirë, investime të domosdoshme për të siguruar përmbushjen e standardeve ligjore dhe teknike që do të përcaktohen./ Revista Monitor
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, vijoi dëshminë ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Përvetësoi padrejtësisht tokën dhe e shiti për të përfitua...
Më 3-4 qershor 2025 u mbajt panairi i përvitshëm i Shën Jo...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në ra...
Mbi gjysmë milionë turistë të huaj vizituan zonat e mbrojt...
Një ditë më parë u raportua lajmi se kreu i Gardës së ...
Sot po mbahet Liturgjia Hyjnore në nderim të Shën Joan Vla...
Ditën e sotme 7 finalistët e Fazës së II do të prezantojnë...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Now” me Erla Më...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Now" të Erla Më...
Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dhënë do...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, ...
Policia e Shtetit mori masa për ruajtjen e materialeve të ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në një atmosferë dhimbjeje, komuniteti i besimtarëve të Ki...
Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare të Hetimit të Finl...
Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur këtë të m...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka ndarë të tjera detaje në ...
Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, i pranishëm në konfere...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...