Projektligji, lehtësohet identifikimi dhe nënshkrimi elektronik për marrjen e shërbimeve në distancë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka h...

Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi në mbledhjen e sotme kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Vërejtje publike” ndaj magjistrates A.P., gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për mosrespektim të afatit të arsyeshëm të dorëzimit të vendimit të arsyetuar.
ILD ka nisur hetimin me iniciativë ndaj gjyqtares, bazuar në konstatimet e raportit të inspektimit tematik të ILD-së, “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Civile) dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, për vendimet përfundimtare të dhëna nga këto gjykata për periudhën 01.09.2022 – 30.12.2022.
Pas analizës rast pas rasti, nga ky inspektim rezultoi se në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, 89 % e vendimeve janë dorëzuar brenda afatit 120-ditor. Ky afat është vlerësuar si koha e arsyeshme, që i nevojitet gjyqtarit/gjykatës të dorëzojë vendimin përfundimtar të arsyetuar, pasi vetëm ky afat mund të bëjë dallimin dhe të shërbejë si një kohë e arsyeshme në situatën konkrete të ngarkesës, organikës dhe numrit të magjistratëve, apo tipologjisë së çështjeve të gjykuara, mes nevojës për të arsyetuar dhe dorëzuar të gjitha vendimet gjyqësore sipas afatit të parashikuar në nenin 308 të Kodit të Procedurës Civile dhe mundësisë së kapaciteteve aktuale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për të respektuar këtë afat.
Inspektimi pasoi me fillimin e verifikimeve për gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendimet e shpallura e të dorëzuara të arsyetuara në sekretari pas 120 ditëve nga shpallja.
Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares A.P. për mosrespektim të afatit të arsyeshëm të dorëzimit të vendimit të arsyetuar, përfshinte 21 vendime të dorëzuara me vonesë. Për vonesën 2 vite e 4 muaj ILD ka kërkuar procedim, ndërsa për vonesat e tjera, ILD ka mbyllur hetimin dhe ka dërguar materialet në KLGJ për vlerësim profesional të magjistrates.
Hetimi konstatoi kryerjen e shkeljes disiplinore nga ana e magjistrates me pakujdesi në formë neglizhence; vonesat e evidentuara për një kohë të gjatë në arsyetimin e tri vendimeve gjyqësore; vonesat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, pavarësisht se ato janë të lidhura direkt me magjistraten. Si pasojë e mosveprimit të gjyqtares është cenuar prestigji i figurës së gjyqtarit, si dhe është cenuar besimi i publikut të drejtësia, kjo edhe në kushtet kur magjistratja ka një vjetërsi në detyrë prej mbi 19 vitesh si gjyqtare, tregues ky i njohjes shumë të mirë të saj mbi rolin e ushtrimit të detyrës me etikë dhe disiplinë të magjistratit.
Gjatë hetimit, ILD konsideroi si rrethana lehtësuese, mospasjen nga magjistratja të ndonjë mase disiplinore dhe sjelljen bashkëpunuese gjatë hetimit disiplinor, duke konkluduar se veprimet/mosveprimet e gjyqtares A.P., përbëjnë “Shkelje të lehtë” disiplinore e duke i propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor masën disiplinore “Vërejtje publike”, për gjyqtaren A.P., parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “b”, ndarja “i” dhe neni 107 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë./CNA
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka h...
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, vijoi dëshminë ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Përvetësoi padrejtësisht tokën dhe e shiti për të përfitua...
Më 3-4 qershor 2025 u mbajt panairi i përvitshëm i Shën Jo...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në ra...
Mbi gjysmë milionë turistë të huaj vizituan zonat e mbrojt...
Një ditë më parë u raportua lajmi se kreu i Gardës së ...
Sot po mbahet Liturgjia Hyjnore në nderim të Shën Joan Vla...
Ditën e sotme 7 finalistët e Fazës së II do të prezantojnë...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Now” me Erla Më...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Now" të Erla Më...
Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dhënë do...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, ...
Policia e Shtetit mori masa për ruajtjen e materialeve të ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në një atmosferë dhimbjeje, komuniteti i besimtarëve të Ki...
Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare të Hetimit të Finl...
Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur këtë të m...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka ndarë të tjera detaje në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...