
Në muajt e fundit të vitit 2024, tema e ditës dhe si rrjedhojë edhe e debatit publik, u bë mandati i kryetares së Gjykatës së Lartë, zonjës Holta Zaçaj.
Diskutimi për temën u nxit personalisht nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Diskutimi pasoi një dorëheqje edhe sot e kësaj dite të diskutueshme të një tjetër anëtareje të Gjykatës Kushtetuese, e cila papritur nuk priti më as zëvendësuesin, por sikur e pickoi diçka lëshoi mandatin e admiruar nga shumë juristë.
"Dorëheqja" e Elsa Toskës, pra, u pasua nga një debat që mori trajtat e një beteje të vërtetë për mandatin e Holta Zaçajt.
Sokol Sadushi që fshihet edhe pas dorëheqjes së Elsa Toskës, nisi distribucionin e një materiali në të cilin llogaritej mandati i Holta Zaçajt dhe ajo metodë përllogaritjeje dukej se prekte (gjithmonë nëse i besojmë mënyrës se si llogarit Sadushi), me të njëjtën formë edhe mandatin e sapolëshuar në mënyrë të parevokueshme nga Toska.
Kryetarja e Kuvendit, në deklarimin e vakancës për Elsa Toskën, ndoqi logjikën e ruajtjes së mandatit të plotë 9-vjeçar për vakancën e krijuar.
E këtu filloi edhe debati ndaj saj.
Në lidhje me të gjitha mandatet e dhëna rishtazi për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pas reformimit nga reforma e drejtësisë, askush nuk ishte kujdesur të parashikonte respektimin e kërkesës për rinovimin e Gjykatës Kushtetuese me qëllim shkallëzimin e mandateve dhe rifreskimin e Gjykatës jo në bllok, por me raunde kohore.
Debatit nuk i dilte në kokë askush sa kohë që secila palë u qëndronte me interpretim parimeve të ndryshme të përllogaritjes së mandateve.
Nëse Kuvendi ndiqte parimin e ruajtjes së paprekshmërisë së mandatit, dukej se Sokol Sadushi kishte zgjedhur t'i interpretonte ato duke i dhënë prioritet ripërtëritjes së mandateve dhe jo paprekshmërisë së tyre.
Konflikti detyroi Gjykatën Kushtetuese që të mblidhej për t'u shprehur për mandatin e zonjës Zaçaj dhe me sa duket, Gjykata vendosi që të zgjidhte si prioritet ripërtëritjen dhe jo paprekshmërinë.
Deri këtu Gjykata Kushtetuese ishte e qartë për ata që kuptojnë nga termat. Por ajo që nuk dihet ende është nëse vetë Gjykata Kushtetuese e ka kuptuar interpretimin dhe marrjen e pozicionit që ka bërë. Ai nivel juristësh që hanë bukë sot si gjyqtarë kushtetues, nuk jep shumë shpresa që të kuptojnë ato që u serviren për të firmosur.
Debati, sidoqoftë, pati një të mirë të madhe sepse palët e interesit u dekonspiruan paq për emrat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët i kontrolluakan pa kushte.
Pikërisht në mes të këtij debati për emrat e ushtarëve ndërhyri Presidenti Begaj, i cili pasi kuptoi pozicionin e Gjykatës Kushtetuese që i jepte prioritet përtëritjes së mandateve, duke qenë edhe organ emërtese në një pjesë të tyre, iu drejtua me kërkesë Gjykatës Kushtetuese me të cilën i kërkonte që Gjykata të ezaurojë me vendim çfarë ka zgjedhur si parim prioritar dhe të ndajë një herë e mirë shapin nga sheqeri për të gjitha mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vetë Holta Zaçaj, që më parë ishte pajtuar me fatin e vet, kuptoi që nëse ishte zgjedhur të sakrifikohej nga kolegët duke u fshehur pas parimit të ripërtëritjes, atëherë kolegët duhet t'i zgjidhnin edhe 2 shoqërues pasiqë ripërtëritja e një Gjykate të tërë nuk bëhej dot vetëm me kokën e saj në tepsi.
Me atë rast edhe Zaçaj kuptoi diçka që mund t'i hynte në punë.
Sot jemi në korrik! Mandati i e Zaçajt ka përfunduar, por zëvendësuesi kalon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ku Sokol Sadushi është kryetar të paktën deri në dhjetor.
Faktorë jo pa peshë, po përgatisin zonjën Genta Bungo për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Borxhlinjtë e vetingut që janë edhe në sistemin e drejtësisë e duan Bungon anëtare të Gjykatës më të Lartë ku shkruhet doktrina kushtetuese.
Në fakt, emërimi i Bungos do t'i vinte kapakun kolorit të paaftësisë që mbizotëron tashmë Gjykatën Kushtetuese.
Sot në atë Gjykatë ke juristë që nëse i ke avokatë e ke të garantuar humbjen e gjyqit. Si gjyqtarë kushtetues po na garantojnë humbjen e vetë Kushtetutës.
Genta Bungo u mungonte me thënë të drejtën./ CNA
Ndonëse avokati i tij shprehu sigurinë se Ilir Meta do të ...
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed...
Në të gjithë vendin mbeten aktive ende 4 vatra zjarri. Sip...
Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operaci...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca gjyqësore për kreun e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot lënen në fuqi...
Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile n...
Kandidati Zeqir Kordhoni, ka dërguar pranë Komisionit Qënd...
Pasditen e kësaj të mërkure është riaktivizuar zjarri në m...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të pezullojë nga ...
Dy procedura prokurimi të lidhura me linja të furnizimit m...
Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Isamil Kadare, është l...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sërish në qytetin e Vlor...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar rastin e një qytetare ng...
Pas kontrolleve të ushtruara në burgjet e Shqipërisë, mëso...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndau sot detaje...
KPA ka lënë sot në fuqi shkarkimin nga detyra për prokuror...
Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që...
Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi sot një tryezë d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...