"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Gjyqtarja Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen. Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.
Kjo situatë pritet të komplikojë vendimarrjet pasi në rast të një vendimarrje me 4 me 4 vota, kushtetuesja smund të ndalë me vendim.
Ende nuk dihen motivet e kësaj dorëheqie të befte.
Kush është Elsa Toska
Lindur më 05.06.1976 në Kavajë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit.

Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.
Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin. Ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës.
Është autore e disa publikimeve shkencore në formë manualesh apo monografish, ku mund të veçohet monografia “Mbi kontrollin kushtetues të veprimtarisë administrative, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese”, si dhe bashkëautore e librit “Kontrolli mbi administratën publike”, 2013, tekst akademik i miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë.
Prej vitit 2017 është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese.
Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese./ Weblajm
15 persona kanë dorëzuar kandidaturat e tyre për posti...
Shtyhet për në datën 3 tetor 2024 seanca gjyqësore për ish...
Gazetari Albert Gjoka, teksa ka shprehur trishtimin pë...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka lejuar që për pak o...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandal...
Kanë përfunduar homazhet në nderim të ish-deputetit të PD-...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, humbi j...
Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk lë rehat dhe të vdekurit. P...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka për...
Pas takimit të fundit dhe nderimit të ish-deputetit të PD-...
Sot politika po nderon me homazhe ish-deputetin e PD-së, G...
Mjeku kardiolog, Altin Veshti, është shprehur se ekzistojn...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dër...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar nga Brukseli se në p...
Kryeministri Edi Rama, sërish në deklaratat e tij publ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka zhvillu...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka komentuar de...
Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të ish...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...