Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 21 korrik 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...

Inceneratorët janë skema më e madhe korruptive që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhe shtetit qindra miliona euro.
Një skemë korruptive që nis në Elbasan, shtrihet në Fier dhe më pas në Tiranë. Por le t’i kthehemi aferës me inceneratorin e Fierit, e cila duket se nuk ka të ndalur.
Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje.
Por skandali është edhe më i thellë.
Në mars të vitit 2021, kompania "Integrated Technology Waste Treatment", Fier, i dërgoi një shkresë qeverisë shqiptare ku i bënte me dije se inceneratori i Fierit kishte përfunduar, por kjo nuk është e vërtetë.
Pse qeveria nuk e merr në dorëzim pasi kompania ia ka dorëzuar si projekt të përfunduar?
Inceneratori i Fierit nuk ka përfunduar, pasi mungon dhe 10 % nga investimit total, rreth 3 milionë euro.

Sipas administratorit Farudin Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë në punë, para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se shuma rreth 3 milionë euro do të paguhej nga Bashkia e Fierit dhe do të mbyllej si proces.
"Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë impiantet të funksionojnë. Njëra është të paguajnë qytetarët duke rritur taksat e tyre dhe tjetra që shteti të mbështesë qytetarët që ata të mos paguajnë atë që kushton.
Si i bëhet për ta shpjeguar këtë. Investimet janë bërë aty. Për ato gjëra që kanë ndodhur ka pasur mangësi e nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional që herë pas here kërkon pjesën e përkujdesjes, është pronë e Bashkisë së Elbasanit.
Fieri ka nevojë për një pagesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi, do ta marrë Bashkia e Fierit do të paguajë dhe atë pjesë të fundit dhe të futet në funksion. Siç është plani për t’u bërë.
Shqipëria ka qenë e mbytur nga plehrat. U vendos inceneratori i Tiranës në administrim nga shteti, si mendoni ju do të bëhet pa para ajo punë? I kemi thënë këto gjëra një mijë herë. Puna për të pastruar Shqipërinë do të vazhdojë dhe le të hidhen përpjetë të gjithë ata që nuk e kuptojnë.
Puna për të pastruar Shqipërinë kushton dhe kjo punë do të vazhdojë. Këto nisma kanë pasur rolin vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri janë sot ndryshe. Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja vazhdon të rritet”, ka thënë Rama.
Por në fakt kjo nxjerr në pah një tjetër skandal brenda aferës korruptive.
Çfarë pune ka Bashkia Fier të paguajë 3 milionë euro?
Këtë shumë duhet ta paguajë kompania "Integrated Technology Waste Treatment", e cila ka marrë përsipër të ndërtojë inceneratorin, për të cilin qeveria ka paguar një thes me para dhe investimi nuk ka përfunduar, inceneratori nuk punon, është jashtë funksionit.
Bashkia e Fierit s’ka punë ta paguajë rreth 3 milionë euro investim për inceneratorin e Fierit, ndërkohë që qeveria ka paguar kompaninë "Integrated Technology Waste Treatment".
Pra, tregohet qartazi që shifrat nuk kanë qenë të sakta, që ka pasur abuzime dhe korrupsion dhe se investimi nuk ka shkuar deri në fund.
Për këtë skemë korruptive ka pasur dhe një Komision Hetimor në mars të vitit 2022. Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022, pasi Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, si dhe biznesmenin Klodian Zoto.
Përpos propagandës ku thuhet se inceneratorët janë shumë të bukur, janë për t'u shërbyer qytetarëve, pas tyre kemi një incenerator që është i papërfunduar pasi i duhen 3 milionë euro të tjera investim si ai i Fierit, kemi inceneratorin e Elbasanit që nuk punon dhe është një kazan me naftë dhe duhen rreth 2 milionë euro në vit për mirëmbajtje dhe në Tiranë nuk kemi incenerator fare./ CNA
Familjarët e Agata Carbonara-s, italianes, e cila u pl...
Vangjel Tavo ka reaguar pasi mediat greke shkruan se k...
Disa ditë më parë në media u njoftua se kishte pasur d...
Në pikën kufitare të Kapshticës nuk ka aktualisht fluk...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
Ka disa kohë që për interesa korruptive apo propagandë...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistik...
Tranzicioni demografik vit pas viti po e ndryshon popu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto...
Kandidati i pavarur dhe aktivisti kundër vaksinimit Ro...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamje nga ndërtimi i...
Në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit në drejtimin e Libr...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ës...
“Të vazhdojmë të pamposhtur çdo ditë”, kjo është thirr...
Qytetarë të shumtë janë mbledjhur përpara banesës s ëi...
52-vjeçarja italiane e cila u plagos nga 1 plumb qorr ...
Inteligjenca Artificiale ka zbuluar diçka të pazakontë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije s...
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë a...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se mj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...