
SPAK-u ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, 7 për Alqi Bllakon dhe 12 vjet për Klodian Zoton në lidhje me investimin e inceneratorit të Fierit. Një kërkesë e bërë së fundmi gjykatës në lidhje me këtë aferë.

Por Farudin Arapi, administratori i shtetit, ka nxjerrë një detaj tjetër mjaft të rëndësishëm në lidhje me këtë aferë korruptive.
Inceneratorët që fillojnë me “trurin” e tyre, Mirel Mërtirin, në Elbasan, shtrihen në Fier dhe më pas në Tiranë, janë investime, të cilat shkojnë, sipas përllogaritjeve të gazetarëve, në mbi 50 milionë euro, por as në Elbasan as në Fier inceneratorët nuk punojnë, janë jashtë funksionit dhe kostot i kanë mjaft të larta, pa folur për Tiranën që për 30 vjet qytetarëve do t’u duhet të paguajne rreth 750 milionë dollarë për landfillin e Sharrës.


Inceneratori i Fierit, sipas një prononcimi të dhënë nga Farudin Arapi për agjencinë e lajmeve “BIRN”, ka kushtuar rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk i djegin mbetjet.
Sipas administratorit Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë në punë, para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria, ka theksuar Arapi.
Pra, edhe njëherë është vërtetuar ajo që ka thënë CNA, për disa vepra penale të kryera nga investitori.
Së pari, investitori, që ka pasur kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ka bërë një shkresë zyrtare, ku i thotë qeverisë se ka përfunduar ndërtimi i tij.
Në fakt deputetë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët shkuan në Fier dhe aty konstatuan se inceneratori punonte, por sipas Farudin Arapit, nuk punon më sot.

Dy veprat penale që janë provuar tashmë, që u janë shtuar akuzave të SPAK-ut, janë mashtrimi që i është bërë shtetit shqiptar me shkresën që është përfunduar investimi, ndërkohë që zoti Arapi e provon që nuk ka përfunduar dhe, e dyta, mashtrimi që i është komisonit hetimor parlamentar duke ndezur një transporter, i cili ishte krejtësisht jashtë funksionit. Këto janë dy fakte mjaft të rëndësishme, pa folur për të tretin që thellon dëmin ekonomik.
Sipas SPAK-ut, dëmi qe diku te 60 milionë lekë të rinj, pra rreth 600 mijë dollarë.
Në fakt, është provuar që duhen ende 2.8 milionë euro të tjera, afërsisht rreth 3 milionë dollarë investim, që nuk janë kryer që inceneratori të vihet në punë.
Pra, dëmi ekonomik është 5 herë më i madh se ai që SPAK-u ka çuar në gjykatë, sepse inceneratori nuk ka përfunduar, kompania i ka thënë qeverisë shqiptare me shkresë zyrtare që është përfunduar dhe mund ta merrni në dorëzim, ndërkohë që duhen ende 2.8 milionë euro, pa folur më tej për mashtrimet e bëra institucioneve, korrupsionin dhe faktet e provat e tjera që ka gjetur SPAK-u.
Këto janë ato të dhëna që ka nxjerrë administratori Farudin Arapi si prova të reja që SPAK-u duhet t’i shikojë, abuzimin, korrupsionin dhe vjedhjen e miliona eurove që janë bërë me inceneratorin e Fierit./ CNA.al
Sot Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale...
Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit ...
Pas bashkive, edhe ministritë po arkëtojnë para në llogari...
CNA ka mësuar marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër ...
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ka para...
Deputeti i 326 votave, Petrit Vasili, e ka quajtur kryemin...
Sot maturantët do t’i nënshtrohen testit të tretë të matur...
Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë, Belinda...
Më 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin...
Sot SPAK-u kërkoi në gjykatë dënimet e zyrtarëve të pë...
Sot në Komisionin për Politikën e Jashtme është zhvilluar ...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka reaguar për la...
Avokati i ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi B...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për ...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, është shprehu...
Lulzim Basha është zgjuar i frymëzuar dhe ka shkruar d...
Credins bank dhe Mastercard vijnë me superbashkëpunim, duk...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg për ish-ministrin Lef...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur mbledhj...
Blendi Gonxhe, kreu i DPSHTRR-së, ka paralajmëruar drejtue...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...