Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë/ Zbardhet agjenda, marrëveshjet që priten të nënshkruhen
CNA ka mësuar marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër ...

Pas bashkive, edhe ministritë po arkëtojnë para në llogaritë e landfillit të Sharrës. 45 milionë lekë ka paguar Ministria e Kulturës për inceneratorin inekzistent të Klodian Zotos në Sharrë në fund të muajit maj. Këto para janë paguar me arsyetimin se në këtë landfill, ministria ka depozituar inerte nga një projekt ndërtimi. Nga ana tjetër, po në të njëjtën periudhë, Bashkia e Durrësit ka paguar 200 milionë lekë ndaj inceneratorit të Klodian Zotos për depozitimin e mbetjeve urbane.
Landfilli i mbetjeve urbane në Sharrë po kthehet në gropë thithëse për paratë e buxhetit të shtetit.
Pas bashkive dhe Ujësjellësit të Tiranës, edhe Ministria e Kulturës, ka nisur të paguajë para për landfillin e Klodian Zotos. Gjatë fundit të muajit maj, konkretisht, në datën 30 maj të këtij viti, Ministria e Kulturës ka kryer katër pagesa për llogari të landfillit të Sharrës, me një shumë totale prej 45 milionë lekësh.
Këto fatura, sipas tabelave të siguruara nga Thesari i Shtetit, rezulton se janë paguar për shkak se Ministria e Kulturës ka kryer depozitim të inerteve për projektin e ndërtimit të qendrës multifunksionale pranë Qendrës Kombëtare të Filmit, në bazë të një aktmarrëveshjeje të nënshkruar në datën 4 maj të vitit 2023. Por mbetet e paqartë, se pse Ministria e Kulturës ka zgjedhur të depozitojë materiale inerte në Landfillin e Klodian Zotos, i cili ka licencë për trajtimin e mbetjeve urbane.
Gjithashtu, mbetet për t`u sqaruar nëse inertet e depozituara në këtë landfill nga Ministria e Kulturës, përdoren më pas si shtresë për kompostimin e mbetjeve urbane që depozitohen nga bashkitë e qarkut Tiranë dhe Durrës në Sharrë.
Nga ana tjetër, pas zgjedhjeve, duket se edhe bashkitë kanë zgjidhur qesen për inceneratorin e Sharrës, pasi vetëm Bashkia Durrës, në datën 31 maj, ka transferuar në llogari të inceneratorit inekzistent të Tiranës, plotë 200 milionë lekë për depozitimin e mbetjeve urbane./ Syri tv
CNA ka mësuar marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër ...
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ka para...
Deputeti i 326 votave, Petrit Vasili, e ka quajtur kryemin...
Sot maturantët do t’i nënshtrohen testit të tretë të matur...
Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë, Belinda...
Më 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin...
Sot SPAK-u kërkoi në gjykatë dënimet e zyrtarëve të pë...
Sot në Komisionin për Politikën e Jashtme është zhvilluar ...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka reaguar për la...
Avokati i ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi B...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për ...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, është shprehu...
Lulzim Basha është zgjuar i frymëzuar dhe ka shkruar d...
Credins bank dhe Mastercard vijnë me superbashkëpunim, duk...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg për ish-ministrin Lef...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur mbledhj...
Blendi Gonxhe, kreu i DPSHTRR-së, ka paralajmëruar drejtue...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen ng...
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Milena Derajn, ish-punonj...
Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...