Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndershëm, shtetarë, zbatues të ligjit, funksionarë të shtetit që bëjnë detyrën e tyre me përkushtim dhe zbatojnë ligjet e vendit. Por ka edhe nga ata që “flirtojnë” me politikën, siç e ka shprehur dhe vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim që ka mbajtur kohë më parë në Shkodër.
Dosje pas dosjesh, emrat e tyre janë të lexueshëm. Por në rast se ka një emër në SPAK, në Prokurorinë e Posaçme, që mund të quhet shërbëtor i Erion Veliajt, ai e ka emrin Dritan Prençi.
Nuk është një konstatim i rastësishëm, por më poshtë do të sjellim të gjitha argumentet.
Së pari, Dritan Prençi është prokurori i dosjes së inceneratorit të Fierit. Çuditërisht, Armando Subashi, kryetari i Bashkisë së Fierit, megjithëse ka një shkelje të rëndë ligjore, në dosje është anashkaluar. Nuk u mor i pandehur në asnjë rast, e jo më të mendohej se mund ta arrestohej dhe t'i hidheshin prangat.
Armando Subashi është jurist dhe me lidhje nëpërmjet të tretëve, kjo jo si dyshim, ka mundur të kapërcejë pjesën e tij në dosjen e inceneratorit të Fierit dhe të dalë i palagur. Prokurori i çështjes është Dritan Prençi.
Te dosja e inceneratorit të Tiranës, kjo e fundit e bërë tërkuzë, pas qindra e qindra faqeve, mijëra dokumenteve të tjera, Dritan Prençi ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës vetëm kur e kuptoi se CNA dhe deputetë të caktuar të opozitës nuk do të dorëzoheshin, nuk do të bliheshin, nuk do të keqpërdoreshin.
Por Dritan Prençi ka gjetur një “dardhë boksi”. Ai është Lefter Koka. Për çdo gjë i bie Lefter Kokës. Shkund Lefter Kokën, shkund Alqi Bllakon, i cili tashmë është i lirë. Ndërkohë, në dosje janë dokumentet me firmën e Erion Veliajt dhe Dritan Prençi nuk e merr ende në akuzë.
Kështu që, të paktën, mund t’i kishte firmosur shpërdorimin e detyrës. Por nuk e merr Dritan Prençi, nuk guxon ta marrë Erion Veliajn, siç nuk guxoi të merrte Armando Subashin. Nuk guxon kur i ka me letra, me firma, me vulë.
Dritan Prençi ngre akuza kur gjen mesazhe në celular. Rasti më i fundit që ka marrë të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderë. Provat i ka të bazuara mbi SMS-të e telefonave. Nuk ka gjetur korrupsion. Ka gjetur shkelje të barazisë në tenderë.
Pse ka “ekzistuar” ndërhyrja për t’i dhënë një kompanie turke si një investim gjeostrategjik? Ndërkohë që vetë presidenti Erdogan kishte investuar në Shqipëri, jo vetëm spitalin e Fierit për vlerën rreth 60 milionë euro, por për shumë e shumë mbështetje të tjera, ndihma, investime të sjella që nga ndërtimi i 500 apartamenteve pas tërmetit famëkeq të 2019-s, ndihmës me vaksina në pandemi etj.
Për SMS-të e një investimi gjeostrategjik, Dritan Prençi të merr të pandehur. Kurse kur gjen dokumente që akuzojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ia ngre akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Për më tepër, sipas dokumenteve të çuara në gjykatë nga prokurorët e SPAK-ut, ka dalë dhe një kompani e lidhur direkt me Ajola Xoxën, “Meg Albania”, në kompjuterin e kësaj të fundit. Dhe sërish Dritan Prençi nuk i ngre akuzën Erion Veliajt. Ashtu sikundër nuk ia ngriti Armando Subashit. Kur i gjen me dokumente, me firma e me vula, Dritan Prençi nuk të prek me dorë. Po gjeti SMS-të, të bën namin.
Kjo është sjellja e një shërbëtori politik. Kjo është sjellja e një mercenari politik dhe ky është Dritan Prençi. Dhe këtë të fundit po ua theksojmë duke i shtuar edhe një argument. Si ka mundësi që për prokurorin Dritan Prençi nuk e shkruan asnjë rresht në mediat e ortakët e inceneratorëve? Apo mediat që ata përdorin për sulme dhe akuza ndaj kolegëve të tij, ku ngrinin dhe intriga se Dritan Prençi po sulmohej për shkak se po hetonte tunelin e Llogarasë? Nuk e ka hetuar kurrë tunelin e Llogarasë Dritan Prençi. As ka për ta hetuar kurrë dhe për ta përfunduar atë hetim. Diçka tjetër ka hetuar.
Ai ka hetuar drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit ia ka gjetur SMS-të. Dhe në bazë të SMS-ve ka ngritur akuzë. Kur në fakt, është shumë e thjeshtë. Gjithkush mund t’i çojë SMS varësit të tij apo një drejtori përkatës. Por detyrën përballë ligjit e ka ai i fundit. E zbaton apo nuk e zbaton, është përgjegjësia e tij.
Por në këtë rast, Dritan Prençi e tejkalon. Shkon më lart, kërkon të marrë një ministër. Për çfarë? Për shkelje të barazisë në tenderë. Ndërkohë, shpërdorimin e detyrës për Erion Veliajn e ka aty, siç e kishte edhe për Armando Subashin. Por për Erion Veliajn ka dhe provat e dokumenteve të “Meg Albania” gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës.
Nuk e merr nën akuzë Dritan Prençi. Mediat e inceneratorëve nuk e sulmojnë Dritan Prençin. Mediat e Erion Veliajt, të paguara nga vëllai i tij, nuk e sulmojnë Dritan Prençin. A nuk mjaftojnë këto për t’i thënë prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, se është një mercenar dhe shërbëtor i kryebashkiakut Erion Veliaj?
Ndërkohë që kolegët e tij të vërtetë, jo Erioni, se ndoshta ai do këtë, por kolegët e tij të vërtetë, prokurorët e tjerë të SPAK-ut, përballen me sulme, me akuza edhe politike dhe përtej. Mjafton të shikojmë sjelljen e Berishës me Altin Dumanin, me Arben Krajën, me Irena Gjokën.
Mjafton të shikojmë sjelljen e Erion Veliajt me Ols Dadon. Mjafton të shikojmë sjelljen e Ilir Metës me Sotir Kllapin. Mjafton të shikojmë sulmet ndaj prokurorëve të tjerë, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Vladimir Mara.
Kurse ndaj Dritan Prençit nuk ka sulme nga mediat e inceneratorëve, mediat e Rilindjes, mediat e Erion Veliajt. Edhe pse Prençi e mban veten si një demokrat dhe një i djathtë i madh.
Se çfarë lidhje ka me të djathtën Dritan Prençi, një Zot e di. Por një e vërtetë është e madhe. Ai është kthyer në një mercenar të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe provat ne i renditëm të gjitha më lart./CNA
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...