web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj me argumente të njëjta si Beleri/ A do bëjnë prapë akrobaci "5 zarat" e Sokol Sadushit në Kushtetuese?

9 Nëntor 2025, 15:12, Editorial Elvi FUNDO

Veliaj me argumente të njëjta si Beleri/ A do bëjnë

Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), firmosën për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave që shkarkonte Veliajn. Motivacioni i shkarkimit ishte pamundësia në ushtrimin e detyrës prej më shumë se 3 muajsh që ishte dhe mbetet afati limit që ligji toleron për mungesën.

Fishekzjarristët e Veliajt festuan ndërsa ai u kthye në burg. Asgjë nuk ndryshoi. Tani po propagandon lirimin e Veliajt.



Por, cila ka qenë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për raste të kërkesave identike.

Veliaj pretendon lirimin nga paraburgimi, pasi:
(1) po mbahet i paraburgosur pa një vendim dënimi;
(2) masa është joproporcionale, dhe sepse
(3) ai po pengohet të ushtrojë mandatin që i kanë dhënë qytetarët.

Fredi Beleri u arrestua (dhe më vonë edhe u dënua për “korrupsion në zgjedhje”), ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Duhet të jetë e qartë se vendosja e masës së paraburgimit, lidhet me akuzën dhe me llojet e parashikuara të denimit për atë akuzë. Ndaj kur gjykata vendos një masë sigurimi me burg, proporcionaliteti shihet në raport me akuzat që rëndojnë mbi zyrtarin dhe jo me detyrat që ushtron zyrtari.

Beleri kërkoi lirimin, pasi:
(1) po mbahej i paraburgosur pa një vendim dënimi;
(2) masa e sigurimit ishte jo-proporcionale, dhe;
(3) po i privohej e drejta për të ushtruar mandatin e fituar nga zgjedhësit.

Ndaj Veliajt ka një proces penal me 13 akuza, nga të cilat 9 episode për korrupsion, si edhe "pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Ky është mali që mban në burg Veliaj!

Veliaj si Beleri, në të tre shkallët e gjyqësorit, eventualisht edhe në Gjykatën Kushtetuese mund të mbështetet vetëm tek keto tre kërkesa.

Pretendimet e Belerit dhe Veliajt janë identike. Mes shpurës së avokatëve që nxjerrin letrën dhe fshehin syfetin, nuk është çudi që i njëjti të ketë shkruar të dyja ankimimet.

Beleri mbeti në burg edhe nga Gjykata Kushtetuese. Në mars 2024, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi me votim 8-1 kërkesën e Fredi Belerit, për të hequr masën e sigurimit “arrest me burg”.

Gjykata Kushtetuese atëherë, na tha se vendimet e gjykatave më të ulta (Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë), kanë respektuar normat proceduriale për të aplikuar masën e arrestit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme ka pasur dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga Beleri dhe se gjykatat kanë arsyetuar vendimet e tyre për aplikimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, “masa e sigurimit personal “Arresti në burg” e vendosur ndaj kërkuesit nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes, në raport të drejtë me veprën penale për të cilën ai akuzohet dhe rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” (pika 49 e vendimit nr. 19, dt. 21.03.2024 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 51 të vendimit të saj për kërkesën e Fredi Belerit, thotë se "kufizimi i lirisë personale të kërkuesit është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi nuk duket të jetë joproporcional në raport me këtë qëllim".

Por, Gjykata jonë Kushtetuese, që për shembull, më parë kishte thënë se jo çdo shkarkim kryetari bashkie shkon për ankimim te Kushtetuesja, kur i shkoi Sadushi në derë tha se çdo shkarkim për Veliajn, përveç shkarkimit nga ligji i dekriminalizimit, duhet të shkojë në Kushtetuese. 

Si njerëz pa personalitet profesional, përshtatën vendimmarrjen sipas qokës që kishte në xhep Sadushi.

Deri ku do shkojnë kësaj rradhe?!/CNA 





Lajmet e fundit nga