
Gjykata e Lartë e Sokol Sadushit vit pas viti ka marrë gjithnjë e më shumë fytyrën e kryetarit Sadushi.
Dhe kjo vlen edhe për statistikat e hedhjes në kosh të dosjeve si të padenja për aristokracinë juridike që zhvillohet në Gjykatën e Lartë.
Kështu, nëse shifrat e shqyrtimit të rekurseve në çështje administrative kanë qenë rregullisht mbi 70%, me një mesatare prej 74%, ku rekordin e mbante viti 2023 me 78%, në Penale shifrat dallojnë për një kapërcim domethënës.
Në vitin 2023, Gjykata e Lartë ka pranuar për shqyrtim vetëm 49% të rekurseve me lëndë penale.
Por në vitin 2024 kjo shifër është 19%.
Nëse vërejmë trendin, ai është vetëm në rritje të përqindjes për dosjet që hidhen në koshin e plehrave.
D.m.th. vit pas viti, pranohen pak e më pak dosje për shqyrtim.
Vetëm 19% e shqiptarëve që halli i ka drejtuar te Gjykata e Lartë e Sadushit, për një çështje me drejtësinë, kanë hyrë në shqyrtim në Kolegjin Penal në vitin 2024.
Nuk e dimë dot sot, ndaj nuk bëjmë dot analizë, se për cilat dosje dhe për çfarë veprash penale bëhet fjalë. Nuk dimë dot as se si ka vepruar Gjykata e Lartë me shqyrtimin e tyre. Për shembull sa i ka ndryshuar e sa i ka kthyer pas. Nuk dimë as për çfarë veprash penale bëhet fjalë dhe cilët janë të pandehurit fatlumë.
Aq më pak nuk dimë se cili është kriteri se si i ka përzgjedhur Sadushi dosjet. Sadushi këtë nuk e tregon!
Por dimë një rast të cilin ia vlen ta analizojmë! Mbase kuptojmë edhe kriterin... Ose të paktën njërin syresh!
Erion Veliaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkonte ndryshimin e masës së arrestit me burg. Erion Veliajt iu pranua rekursi!
Sa çështje ku kërkohet e njëjta gjë pranohen nga Gjykata e Lartë?
Apo Gjykata e Lartë pranon dhe fut për shqyrtim të gjitha çështjet ku kërkuesi ankimon dhe kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg?
Si lali Eri ka të tjerë?
Nëse ka, por ata trajtohen ndryshe, cili është kriteri që dallon njërin nga tjetri? Avokati? Apo "other strong arguments", që janë të panjohura për publikun dhe nuk gjejnë shpjegim as nga dokumentet e raportet zyrtare të Gjykatës së Lartë, që personifikohet dhe flet vetëm me vokalin e Sadushit?
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi masën e sigurisë për Erion Veliajn.
Por cili na qenka pra kriteri që përzgjedh Sadushi, kur në fund të shqyrtimit asgjë nuk ndryshoi?
Do të ishim mendjehapur për opsione nëse masa e lalit do të kishte ndryshuar në Gjykatën e Lartë. Atëherë do të thoshim, kriteri do të jetë parregullsia që konstatohet në dosje. Por masa nuk ndryshoi!
Cilat janë vallë kriteret që aplikon Gjykata Sadushi për hedhjen në kosh ose pranimin e shqyrtimit në Kolegjin Penal të rekurseve? Çfarë i bashkon ato çështje që përbëjnë 19% të rekurseve që meritojnë të kapërcejnë tavolinën e Sadushit?
Sa kohë kriteret mbahen të fshehta, (me 81% siguri nuk ekzistojnë), atëherë kjo ka vetëm një shpjegim! Quhet abuzim me postin ose më keq, korrupsion dhe trafik influencash.
Sokoli për dreq e ka që në emër ofertën "sa dush"./CNA
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre personav...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e avokatëve të kre...
Sokol Sadushi ka mbajtur sot një fjalim të gjatë me shabll...
Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga 25 korriku kur u prezantu...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të shqyrtuar kërkes...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Ish-sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi...
Në Nostra Aetate, i ftuar nga Shqipëria Kryegjyshi botëror...
Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëri...
Më 4 nëntor të vitit 1929 lindi në Pire Anastas Janullatos...
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ka...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëhe...
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako pritet që të lirë qelinë ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Kryeprokurori i Kosovës Besim Kelmendi ka pritur sot në nj...
GJKKO ka shpallur vendimin për Alqi Bllakon për incenerato...
Mes ngrefosjes profesionale dhe shprehjes "vendimet që mar...
Sokol Sadushi ka ndërtuar një skemë sipas së cilës borxhi ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...