"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar dokumentin përfundimtar të analizës së tregjeve të telefonisë fikse në Shqipëri, që përfshin tregjet me shumicë të terminimit dhe tranzitimit të thirrjeve në rrjetet publike telefonike nga vendndodhje fikse. Analiza, e miratuar me vendim të Këshillit Drejtues nr. 19, datë 3 nëntor 2025, përbën një ndër aktet më të rëndësishme të kuadrit të ri ligjor në fushën e komunikimeve elektronike, në zbatim të ligjit nr. 54/2024 “Për Komunikimet Elektronike”.
Rregullim i ri për tarifat e terminimit
Sipas AKEP, tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet fikse (FTR) do të ulen ndjeshëm në mënyrë graduale, duke arritur një reduktim prej 57% deri në vitin 2027. Për operatorin One Albania dhe operatorët alternativë të rrjeteve fikse, tarifa aktuale prej 0.7 lekë/minutë (pa TVSH) do të ulet në: 0.3 lekë më 1 mars 2026, 0.15 lekë më 1 shtator 2026, 0.07 lekë më 1 mars 2027.
AKEP thekson se kjo ulje bazohet në praktikat e BEREC dhe të Komisionit Evropian, duke përdorur metodologjinë “benchmark” të vendeve të BE-së dhe rajonit, pasi përdorimi i modelit të kostos “Bottom-Up LRIC” nuk do të ishte i justifikueshëm në një treg me normë të ulët penetrimi të telefonisë fikse dhe me përdorim gjithnjë në rënie.
Kush ka fuqi të ndjeshme në treg (FNT)
Nga analiza, One Albania vlerësohet si operator me Fuqi të Ndjeshme në Treg (FNT) për terminimin e thirrjeve në rrjetin e vet fiks. Po ashtu, operatorët alternativë të rrjeteve fikse, si pjesë e rregullimit, mbeten subjekt i detyrimeve për transparencë, mosdiskriminim, akses në elementet e rrjetit dhe tarifim të rregulluar për terminim.
Në anën tjetër, AKEP ka vendosur heqjen e rregullimit për tregun e tranzitimit të thirrjeve fikse, duke e de-rregulluar këtë segment pas testit të tre kritereve që vërtetoi ekzistencën e konkurrencës efektive. Kjo nënkupton se detyrimet rregullatore që kishin qenë në fuqi për ish-Albtelecom do të hiqen gradualisht, sipas vendimit të Këshillit Drejtues.
Ndryshimet strukturore dhe konsolidimi i tregut
Në periudhën 2020–2024, tregu i komunikimeve fikse në Shqipëri ka pësuar ndryshime të thella strukturore, si rezultat i konsolidimeve dhe përqendrimeve të mëdha. Kështu, Vodafone Albania përfitoi kontrollin e ABCom dhe vepron sot edhe në tregun e rrjeteve fikse, ndërsa 4iG Nyrt. bleu Albtelecom dhe One Telecommunications, të cilat sot operojnë të bashkuar nën emrin One Albania. Të dy operatorët, Vodafone dhe One Albania, ofrojnë tashmë shërbime të kombinuara fikse dhe mobile, duke u bërë konkurrentët kryesorë edhe në tregun e broadband-it fiks.
AKEP e konsideron këtë konsolidim si një zhvillim strukturor të rëndësishëm që ka ndryshuar ndjeshëm balancat konkurruese në treg, duke kërkuar rregullim të ri për ruajtjen e konkurrencës së qëndrueshme dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Konteksti i ri ligjor dhe europian
Analiza e AKEP bazohet në Kodit Europian të Komunikimeve Elektronike (Direktiva 2018/1972/BE) dhe Rregulloren (EU) 2021/654, që përcaktojnë harmonizimin e tarifave të terminimit në të gjithë BE-në. Shqipëria, në proces të përafrimit me këtë kuadër, aplikon standardet e reja të transparencës, konkurrencës dhe rregullimit të drejtë të tregjeve elektronike.
AKEP thekson se qëllimi i këtij procesi është promovimi i konkurrencës së qëndrueshme, eficienca e rrjeteve fikse dhe ofrimi i shërbimeve me cilësi dhe çmime të përballueshme për përdoruesit fundorë, përfshirë grupet me nevoja të veçanta.
Me këtë vendim, AKEP përmbyll një proces të gjerë konsultimi publik 45-ditor, ku morën pjesë operatorët kryesorë dhe Autoriteti i Konkurrencës. Dokumenti final përcakton një kuadër të ri rregullator që reflekton realitetin e ri të tregut të konvergjencës fikse dhe mobile në Shqipëri dhe përafron vendin me standardet europiane të rregullimit të komunikimeve elektronike./ekofin
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Ish-sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi...
Në Nostra Aetate, i ftuar nga Shqipëria Kryegjyshi botëror...
Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëri...
Më 4 nëntor të vitit 1929 lindi në Pire Anastas Janullatos...
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ka...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëhe...
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako pritet që të lirë qelinë ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Kryeprokurori i Kosovës Besim Kelmendi ka pritur sot në nj...
GJKKO ka shpallur vendimin për Alqi Bllakon për incenerato...
Mes ngrefosjes profesionale dhe shprehjes "vendimet që mar...
Sokol Sadushi ka ndërtuar një skemë sipas së cilës borxhi ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste m...
Ka një shpurë të ethshme analistësh që janë vërsulur në me...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar rregullor...
Një progres-raport i Shqipërisë për vitin 2025, publikuar ...
Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin...
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka ...
Dje, Gjykata Kushtetuese dha një vendim për ligjshmërinë e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...