
Dje, Gjykata Kushtetuese dha një vendim për ligjshmërinë e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës. Pra, shkarkimi nga detyra, me propozim të Këshillit Bashkiak, firmosur nga kryeministri dhe datën e zgjedhjeve shpallur më pas nga Presidenti.
Pra, po të shikosh hallkat, me një lexim të ftohtë, është Këshilli Bashkiak i Partisë Socialiste që e ka shkarkuar Erion Veliajn, pas deklaratës së bërë nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste më 11 shtator 2025.
Më pas është vetë kryeministri Edi Rama që e ka shkarkuar, kreu i PS-së që foli në Asamble, ai që e ka kandiduar, pra Erion Veliajn e ka shkarkuar i tiji dhe Presidenti ka zbatuar ligjin, ka shpallur një dekret.
Gazetarët e oborrit të Veliajt kanë filluar të kërkojnë rikthimin në detyrë dhe jo vetëm kaq, edhe nga këta pseudoanalistët dhe servilët që kanë qenë në listëpagesat e të vëllait apo mercenarët e ish-kryebashkiakut që ndodhet në burg.
Por tani duhet t'i rikthehemi prapë termit: kryebashkiakut që ndodhet në burg për 13 vepra të rënda penale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në fakt, Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerrë nga burgu Erion Veliajn. Gjykata Kushtetuese ka gjykuar shkarkimin e bërë nga Edi Rama, që në Asamble, në Këshill Bashkiak, në Kryeministri e deri në Presidencë. Këtë ka shqyrtuar dje Gjykata Kushtetuese.
Por Erion Veliaj nuk ishte në burg për atë që shqyrtoi Gjykata Kushtetuese. Dhe Gjykata Kushtetuese e Sokol Sadushit, famozit mik të gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze, nuk e nxjerr dot nga burgu të arrestuarin me shumë vepra të rënda penale, Erion Veliaj.
Gjykata Kushtetuese e Sokol Sadushit nuk e çon dot në zyrë Erion Veliajn, vendimi i djeshëm e ka lënë në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, por ai ndodhet në burgun e Durrësit dhe me delegime ushtron detyrën që atje.
Erion Veliaj ka qëndruar në detyrë thjesht dhe vetëm që ta përdorë vendimin më pas në Strasburg për t'u shqyrtuar çështja më shpejt. Asgjë më shumë sesa kaq.
Nuk kanë ndryshuar rrethanat që Erion Veliaj të dalë nga burgu. Erion Veliaj është futur në burg sepse prishte provat kur qëndronte në zyrë. Tani është prapë kryetar bashkie, është në burg dhe atje e ka zyrën sepse po të shkojë tek ajo në qendër të Tiranës, pra te zyra e kryetarit të bashkisë, prish prova dhe SPAK-u këtë e ka kapur në përgjime, është e vërtetuar dhe e faktuar.
Sot jemi përballë faktit që Gjykata Kushtetuese e la në detyrë. Por ama, Gjykata Kushtetuese nuk e liron dot nga burgu Erion Veliajn, sepse nuk kanë ndryshuar rrethanat. Nuk ka fakte dhe prova të tjera për të liruar Erion Veliajn.
Jemi në të njëjtat fakte dhe prova, jemi në të njëjtën situatë. Për më tepër, akuza i është çuar në muajin korrik dhe ne jemi në nëntor. Pas katër muajsh nuk është zhvilluar asnjë seancë e vetme, sepse Erion Veliaj nuk shkon të përballet në gjykatë, sepse e di shumë mirë çfarë veprash të rënda penale ka konsumuar dhe çfarë provash ka çuar prokuroria në gjykatë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Sokol Sadushit e rikthen në detyrë Erion Veliajn, por e mban në qeli, në qelitë e Durrësit, për faktin e thjeshtë sepse s'ka ndryshuar asnjë rrethanë për të cilat ai është arrestuar.
Loja vazhdon në Gjykatën e Lartë ku Sadushi dhe Xhafaj po lobojnë që Erion Veliaj të nxirret nga burgu.
Sokol Sadushi ki kujdes! Mos ushtro ndikim të paligjshëm te gjyqtarët e tjerë për llogari të Veliajt!/CNA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar në Gjy...
Media prestigjioze amerikane “New York Times” ka publikuar...
Kompania "TETE Albania" ka larguar nga puna 40 minatorë të...
Nisi me një vendim 2-1 për mosfutjen për shqyrtim të ankim...
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie, mes tyre a...
Stuhitë e forta të erës dhe reshjet e shiut kanë sjellë pr...
Reshjet e shiut në vend kanë shkaktuar problematika edhe n...
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të shum...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Për gazetarin Bledian Koka vendimi pro Veliajt i Gjykatës ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vendimin e Gjykatës K...
Një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Miloti...
Kreu i Partisë "Mundësia" Agron Shehaj ka reaguar pas ...
Qeveria ka propozuar ish-kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dr...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kryeministrin Edi Rama, duke pr...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...