"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Nisi me një vendim 2-1 për mosfutjen për shqyrtim të ankimimit të Veliajt. Nga grupi prej 3 anëtarësh që shqyrtonte pranimin ose jo të ankimimit, vetëm njëri ishte pro. 2 të tjerët ishin kundër. Sipas tyre lënda nuk duhej të trajtohej nga Gjykata Kushtetuese.
Por në Gjykatën Kushtetuese vendimi në treshe duhet me unanimitet, ndryshe i kalon mbledhjes së gjyqtarëve.
Dhe vendimi nga mbledhja u mor 8-0, në favor që çështja e ankimimit të Veliajt kundër vendimit të shkarkimit nga Këshilli i Ministrave të trajtohej nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimi synonte të fshihte qëndrimin e shumicës, por sidomos të mos i identifikonte ata me emra.
Rrugës do të shikonin e do të bënin!
Nga paradhomat e Ramës hapeshin infot konfidenciale se ankimimi i Veliajt bëhej që ai ta përdorte në gjyqin e Strasburgut. Pra, po i bëhej favor atij. Bile edhe shkarkimi bëhej sepse ashtu i vinte më për mbarë me Strasburgun.
Për Veliajn ishte më mirë i shkarkuar!
Erion Veliajt në fakt mund t'i leverdiste që në Strasburg të mbërrinte edhe me koston e një shkarkimi për shkak të një mase sigurie joproporcionale. Kjo do ishte pasojë direkte dhe e provueshme që për shkak të burgosjes joproporciomale, kishte ardhur si pasojë shkarkimi. Sepse ligji nuk sheh motivet e mungesës, thjesht e konstaton atë.
Linja e mbrojtjes së Veliajt në Gjykatën Kushtetuese fliste vetëm për burgosjen. Aq sa dukej sikur Veliaj po kërkonte të dilte nga burgu e jo që po kontestonte një vendim shkarkimi për shkak të mungesës. Avokatët e Veliajt po kërkonin të gjenin shkarkimin për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Atë vendim që nuk e kishin. Ju ishte premtuar?
Qeveria i kishte dhënë vetëm shkarkimin për mungesë, pavarësisht shkaqeve.
Veliajt i interesonte shkarkimi!
Veliaj ndërkohë ka në pritje në Gjykatën e Lartë shqyrtimin e ankimimit për masën e arrestit. Në ankimimin e tij, pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, avokatët kanë argumentuar me një shtesë se Veliaj nuk mund të prishë më provat, pasi ai tashmë është i shkarkuar nga detyra si kryebashkiak. Shkarkimi, pra, e shpëtonte Veliajn edhe nga masa e arrestit në burg. Nga shtëpia nuk prishte dot provat që janë në zyrë.
Pas një seance prej 7 orësh të transmetuar "live" me kërkesën e Veliajt, Gjykata Kushtetuese u mblodh shpejt.
Nëse nuk do të koincidonte fundjava, mund të thuhet se gjykata u mblodh për vendimmarrje të nesërmen e seancës dëgjimore.
Vendimi ishte 5 me 3, kundër shkarkimit të Veliajt.
Si fillim duke e bërë kështu shkarkimin të papërdorshëm në Strasburg. Por duke mos hequr as pengesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Veliaj nga seanca në Gjykatën Kushtetuese donte propagandën dhe krijimin e një profili si i viktimizuar nga politika dhe sistemi i drejtësisë.
Mori një vendim "fitoreje", të cilin nga sot nuk e përdor dot më askund.
Ai vendim nuk i shërben në Gjykatën e Lartë ku pas pak ditësh do të shqyrtohet heqja ose ndryshimi i masës së sigurisë.
Ai vendim nuk i shërben më as për Strasburgun pasi sistemi funksionoi. Sistemi nuk lejoi që ai të shkarkohej për shkak të burgosjes. Pati debat, por nuk pati shkarkim! Veliaj pati fat?
Kurse 5 anëtarët që votuan praktikisht për ta lënë në burg Veliajn janë emra të lidhur me Edi Ramën, përveç njërës që ka dëgjuar burrin se si duhet të votojë.
Marjana Semini, Fiona Papajorgji, Ilir Toska janë lidhje të shkurtra të Sokol Sadushit dhe të të majtës së Edi Ramës. Sandër Beci është lidhje e drejtpërdrejtë e Taulant Ballës. Kurse vota e Marsida Xhaferllarit u deklarua paraprakisht nga Alibeaj.
Treshja që votoi kundër, duket të ketë qenë më e prirur kah lënia në fuqi e shkarkimit, duke i bërë favorin Veliajt.
Por ajo që vlen të citohet në gjithë këtë histori ka një të përbashkët me histori të tjera. Dhe ajo është përdorimi pa kriter i votës në organe monokratike e kolegjiale nga mazhoranca e majtë. Nga një mazhorancë së cilës i mjafton qëllimi për të shfrytëzuar dhe zhgarravitur çdo burim njerëzor si mjet për arritjen e qëllimit.
Sa për firmat e ministrave, për ta sakrifica dhurohet bashkë me postin. Shkatërrimi i institucioneve, shpërfytyrimi i tyre, delegjitimimi i vendimmarrjes, zhgarravitja pa mëshirë e të përzgjedhurve nga vetë mazhoranca, është pasoja.
Sigurisht këtij rrënimi nuk do t'i shpëtonte dot as Gjykata Kushtetuese.
Ndaj dje përveç ca kokëboshëve, që të ndarë disa te dritaret e burgut të Veliajt e disa nëpër studio televizive, plasnin fishekzjarrë për "fitoren", askush tjetër nuk gëzoi. As Veliaj!
Kurse sot bie shumë shi! Njerëzit kanë veç hallin se do t'ju qullen këpucët./CNA
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie, mes tyre a...
Stuhitë e forta të erës dhe reshjet e shiut kanë sjellë pr...
Reshjet e shiut në vend kanë shkaktuar problematika edhe n...
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të shum...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Për gazetarin Bledian Koka vendimi pro Veliajt i Gjykatës ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vendimin e Gjykatës K...
Një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Miloti...
Kreu i Partisë "Mundësia" Agron Shehaj ka reaguar pas ...
Qeveria ka propozuar ish-kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dr...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kryeministrin Edi Rama, duke pr...
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të rrëzuar Edi R...
Janë zbardhur 23 emrat e kandidatëve për Avokatin e Popull...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigu...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kryeministrin Edi Rama, duk...
SPAK përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se ka ngri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...