web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkullaku: Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të drejtë profesional, por jo për t'u duartrokitur

3 Nëntor 2025, 22:16, Aktualitet CNA

Shkullaku: Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të drejtë

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt. I ftuar në emisionin Opinion, Shkullaku tha se vendimi ishte i drejtë profesionalisht por jo për tu duartrokitur.

“Mendoj se gjykata ka marrë vendimin e duhur profesionalisht. Mesa kuptoj unë nga ligjet Kushtetuta e shpreh qartë se një i zgjedhur mund të shkarkohet në dy raste kur vdes ose kur bën shkelje të rënda. Në rastin e Veliajt është shkarkuar për mungesë në punë.

Në pamje të parë duket sikur gjykata ka marrë një vendim ndesh me Ramën.Ramës i anulohen zgjedhjet, kandidatja, urdhri në Asamble. Rama ka qenë indiferent. Në ratsin me ekstrem Ramës i ka interesuar t’i anulojë zgjedhjet në Tiranë.

Rama nuk është sot siç ka qenë para një muaji. Nuk ka patur sondazhet, Balluku nuk ka qenë e pandehur Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të drejtë profesional por jo për tu duartrokitur”, tha Shkullaku./ CNA





Lajmet e fundit nga