web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mblidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Shqyrtojnë çështjen për Veliajn, ja kur mund të jepet vendimi

3 Nëntor 2025, 15:08, Aktualitet CNA

Mblidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Shqyrtojnë

Sot në orën 12:00 është mbledhur Gjykata Kushtetuese. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur për çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pritet që vendimi për ish-kryebashkiakun të jepet sot. Kujtojmë se më 31 tetor Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën për ankesën e Erion Veliajt. Vetë ish-kryebashkiaku ishte i pranishëm në seancë ku dha dhe deklarimet e tij para trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Seanca zgjati 7 orë, ku Kushtetuesja shqyrtoi ankesën e ish-kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, i cili kërkoi pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve në Tiranë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga