"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia drejt anëtarësimit në BE.
Një herë në vit BE-ja vlerëson përpjekjet reformuese të vendeve kandidate për anëtarësim. Në raportin e fundit Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia drejt anëtarësimit në BE, ndërsa kritikoi ashpër Serbinë dhe Gjeorgjinë.
"Zgjerimi i BE-së është në interesin tonë", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas gjatë prezantimit të raportit vjetor të Komisionit mbi përpjekjet e vendeve kandidate, të martën në Bruksel. "Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një proces i drejtë, i vështirë dhe i bazuar në merita. Megjithatë pranimi i vendeve të reja deri në vitin 2030 është tani një qëllim realist", tha Kallas.
Komisionerja e BE-së, Marta Kos, përgjegjëse për zgjerimin, tha gjithashtu se pranimi i disa vendeve është "një mundësi reale në vitet e ardhshme". Megjithatë sipas saj, Serbia e ka ngadalësuar ritmin e reformave të kërkuara për pranim, dhe Gjeorgjia konsiderohet si kandidate për pranim "vetëm në letër".
Raporti përmbante edhe vlerësime për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Bosnja dhe Hercegovina,Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është më e vendosur se kurrë për të arritur zgjerimin. "Por ky duhet dhe do të mbetet një proces i bazuar në performancë", shtoi politikania gjermane.
Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE
Për Shqipërinë konsiderohet si i mundur përfundimi i negociatave të pranimit deri në fund të vitit 2027. Sipas analizës së re, Mali i Zi është më përpara në procesin e pranimit në BE. Vlerësohet se Mali i Zi mund të jetë gati t'i përfundojë negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2026, nëse vazhdon me ritmin aktual të reformave.
Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, tha se qëllimi i Malit të Zi për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit të ardhshëm duket i besueshëm, nëse ky vend do të vazhdojë angazhimin dhe punën intensive për reformat e nevojshme. Ai beson se Mali i Zi mund të bëhet shteti i 28-të anëtar i BE-së në vitin 2028.
Megjithatë përfundimi i negociatavenuk do të thotë që një vend mund t'i bashkohen vërtet BE-së. Kjo sepse duhet që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të bien dakord dhe të ratifikojnë traktatet e pranimit të negociuara nga Komisioni Evropian. Në Francë, për shembull, mund të mbahet para ratifikimit edhe një referendum.
A po zgjat shumë procesi i anëtarësimit në BE?
Pushtimi rus i Ukrainës u ka dhënë jetë të re përpjekjeve të lëna pas dore prej kohësh për ta zgjeruar BE-në. Për shkak të agresionit rus ndak Ukrainës dhe konkurrencës me Kinën Brukseli e sheh zgjerimin si një përparësi gjeopolitike.
Por si në Bruksel edhe në Gjermani shihen me shqetësim proceset shumë të gjata të vendimmarrjes brenda BE-së. Arsyeja kryesore është rreziku që vendet që nuk kanë perspektivë anëtarësimi mund të krijojnë partneritete më të ngushta me rivalët në sistem të BE-së, Kinën ose Rusinë. "Njerëzit po fillojnë të humbasin besimin në një të ardhme të shpejtë në BE", paralajmëroi së fundmi Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul në një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me zgjerimin potencial të BE-së Brukseli synon edhe reforma për të siguruar aftësinë e tij për të marrë vendime. Vitet e fundit, vende si Hungaria kanë bllokuar vazhdimisht punën e BE-së dhe kanë minuar sundimin e ligjit në vend. Komisionerja e BE-së, Marta Kos, tha se BE dëshiron të zbatojë "masa mbrojtëse më të forta" për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri./ DW
Më 4 nëntor të vitit 1929 lindi në Pire Anastas Janullatos...
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ka...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëhe...
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako pritet që të lirë qelinë ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Kryeprokurori i Kosovës Besim Kelmendi ka pritur sot në nj...
GJKKO ka shpallur vendimin për Alqi Bllakon për incenerato...
Mes ngrefosjes profesionale dhe shprehjes "vendimet që mar...
Sokol Sadushi ka ndërtuar një skemë sipas së cilës borxhi ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste m...
Ka një shpurë të ethshme analistësh që janë vërsulur në me...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar rregullor...
Një progres-raport i Shqipërisë për vitin 2025, publikuar ...
Sokol Sadushi po vazhdon t'i shërbejë skemës për spostimin...
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka ...
Dje, Gjykata Kushtetuese dha një vendim për ligjshmërinë e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar në Gjy...
Media prestigjioze amerikane “New York Times” ka publikuar...
Kompania "TETE Albania" ka larguar nga puna 40 minatorë të...
Nisi me një vendim 2-1 për mosfutjen për shqyrtim të ankim...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...