Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale, për shkak se ka udhëtuar për në Korçë me helikopter.
Më parë mediat shkruan se kryeministri po shkonte me helikopter në Korçë për shkak të shembjes së rrugës.
Në fakt, kryeministri menjëherë e përgënjeshtroi duke theksuar se po shkonte në Korçë me një grup investitorësh dhe se ishin dy helikopterë që do të niseshin nga Tirana e më pas nga Korça do të shkonin në Vlorë.
Edhe në rast se rruga do të ishte për të shkuar me një grup investitorësh nga Tirana në Korçë do të duheshin të paktën tri orë, dhe më pas për të shkuar në Vlorë do të duheshin të paktën pesë orë, gjë që me helikopter përshkohet në kohë shumë më të shkurtër, 45 minuta.
Ndoshta ky është dhe momenti që kryeministri Rama të reflektojë për disa akse rrugore dhe lidhjen e juglindjes e jugut të Shqipërisë, përtej zonave turistike.
Reagimet kanë qenë të forta, video virale, Rama zbret me helikopter në Korçë sikur kishte ndodhur qameti. Në fakt, nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit përdorin helikopterët, të gjithë me radhë.
Nuk e dimë ende a e ka përdorur Bajram Begaj, por Bamir Topi e ka përdorur, Alfred Moisiu e ka përdorur, të gjithë presidentët e kanë përdorur.
Sali Berisha e ka përdorur edhe si kryeministër, edhe si president.
Për më tepër kur ka qenë kryeministër nga viti 2005 në 2013, duke qenë se edhe infrastruktura ishte më e vështirë, atëherë edhe lëvizja ishte më e ngadaltë, ka qenë e shpeshtë lëvizja e Sali Berishës me helikopter.
CNA po sjell pamje të marra nga televizionet kombëtare shqiptare që tregojnë se Sali Berisha shkonte në Dibër dhe Kukës me helikopter për shkak të motit të keq.
(Video credit: "TV Klan", video e marrë nga "TV Klan")
Kjo është logjike pasi me çfarë do të shkonte Berisha në dëborë me helikopter. Me çfarë do të shkojë kryeministri kur ka emergjenca, delegacione apo investitorë për të pritur?
Kjo loja sikur ka bërë krim Rama se ka marrë helikopter është qesharake.
Me këtë shkrim duam të sqarojmë se problemi nuk është si e ka emrin kryeministri, por faktin se helikopteri është për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, duke shtuar dhe faktin se të gjithë e kanë përdorur helikopterin në raste të caktuara.
Nuk ka rëndësi se kush ka hipur më shumë në helikopter: Berisha, Rama apo të tjerët. Helikopteri prandaj është, të përdoret nga autoritetet e larta të shtetit, presidenti, kryeministri, ministrat.
Në vendet e tjera të botës presidenti ka helikopterin e tij, njësoj si kryeministri, sepse është shtet.
Por të bëhet nami sikur ç’ka ndodhur se kryeministri udhëton me helikopter, sikur është një vjedhje e madhe, se duhet të shkonte me makinë, e të tjera, këto pastaj janë akuza të pështira politike.

Nuk është luks për kryeministrin të udhëtojë me helikopter, është diçka normale dhe ndoshta Sali Berisha ka kryer më shumë fluturime sesa Edi Rama.
Por kur më pas këto teza merren dhe përdoren si argumente politike, “pse hipën në helikopter, pse s’hipën në helikopter”, kryeministri i Shqipërisë nuk do të shkojë me gomar në Korçë. Dhe më mirë të shkojë më shpejt me helikopter dhe të rikthehet në punë, apo siç po vepron të shkojë në Korçë, në Vlorë, në distanca të largëta.
Ta kthesh këtë çështjen e udhëtimit të kryeministrit me një helikopter në Korçë në polemikë politike është thjesht dhe vetëm mjerim politik.
Përpara se opozita të shajë kryeministrin se po shkon me helikopter, mirë do të bënte që deputetët e saj t'i çonte atje te rruga, ose mirë do të ishte që në kaq muaj këta deputetët e opozitës në Qarkun e Korçës, në Juglindje, të kishin dalë atje edhe të na tregonin se si po shkatërrohet lumi, si po merreshin inertet, si rrezikonte rruga që të shembej. Por nuk e kanë bërë detyrën e tyre dhe nuk po e bëjnë as sot.
Për më tepër, nuk merren me problemin dhe hallin e bllokimit të Juglindjes së vendit, por merren me faktin se pse udhëtoi kryeministri me helikopter. Vajmedet!/ CNA
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...