Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Kuvendi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut
Avokati i Belinda Ballukut në mbledhjen e Këshillit të Man...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me udhëtimin e tij me helikopter drejt Korçës. Rama u shpreh se ka shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë.
Më pas ai thekson se do të udhëtojnë drejt Vlorës për të prezantuar kompleksin e ri.
“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!
Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!”, shkruan Rama në platformën "X".
Më tej ai theksoi se është një ligësi e madhe dhe dëshpërim i thellë për t’i faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri duke deklaruar se nuk ka lidhje me përgjegjësinë profesionale.
“Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!
Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend - parti politike jo e jo - që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë:
E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!”, vijon kryeministri.
Në fund e përmbyll duke thënë se me aks të lirë apo të bllokuar ky udhëtim ishte i planifikuar më parë.
“E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri.
Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.
*për qartësi, bashkëlidhur është rrëshqitja aktuale në Itali, se gati janë ta transferojnë në Shqipëri”, thekson Rama./ CNA
Avokati i Belinda Ballukut në mbledhjen e Këshillit të Man...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvillu...
Në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr. 15 në ...
Besimtarët ortodoksë kanë nisur rrugëtimin e Kreshmës së M...
AKMC (Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile) ka reaguar në...
Gazetari Sokol Balla ka dalë nga ambientet e SPAK-ut. I...
Situata në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas është përkeqësu...
Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit prek edhe pikat...
Këshilli i Mandateve mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesë...
Gazetari Sokol Balla paraqitet në SPAK. Burime për CNA th...
Kryeministri Edi Rama do të niset këtë të hënë drejt Korçë...
Mëngjesin e kësaj të hëne në vendkalimin kufitar Bllacë i ...
Radhë të gjata automjetesh, lëvizje e ngadaltë dhe orë të ...
Këshilli i Mandateve do të mblidhet këtë të hënë në orën 1...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale di...
Partia Demokratike në Sarandë ka zhvilluar ditën e sotme z...
Një situatë problematike e shkaktuar nga rrëshqitja e dher...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Qytetarët e Vlorës do të përballen sërish me ndërprerje të...
Pas dëmtimit të segmentit rrugor në aksin që lidh Librazhd...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...