web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e Këshillit të Mandatave/ Mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit kreu i SPAK-ut dhe prokurorët

23 Shkurt 2026, 10:05, Aktualitet CNA

Mbledhja e Këshillit të Mandatave/ Mbërrijnë në

Këshilli i Mandateve mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme, mes tyre kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, si dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët pritet të paraqesin argumentet përpara anëtarëve të Këshillit.

Po ashtu janë paraqitur në ambientet e Kuvendit edhe avokatët e zëvendëskryeministres Balluku.

Këshilli i Mandateve drejtohet nga Niko Peleshi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kërkesa e SPAK-ut do të merret menjëherë në shqyrtim dhe çfarë rekomandimi do t’i përcillet më pas seancës plenare të Kuvendit./ CNA





Lajmet e fundit nga