Orë të tëra në timon/ Rruga Maliq - Lozhan - Moglicë - Gramsh po "sfilit" drejtuesit e mjeteve
Radhë të gjata automjetesh, lëvizje e ngadaltë dhe orë të ...

Mëngjesin e kësaj të hëne në vendkalimin kufitar Bllacë i janë vënë prangat ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të shpallur "non grata" nga DASH dhe të shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.

Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, shkruajnë mediat vendase.
Sipas organeve të ndjekjes, hetimet kanë të bëjnë me vendime dhe kontrata që dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme në buxhetin e institucionit, që përllogariten në 500 milionë denarë apo mbi 8 milionë euro. Prokuroria pretendon se përmes procedurave të kontestuara janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.
Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.
Artan Grubi u shpall "non grata" nga DASH më 10 dhjetor 2024.
Por çfarë e lidh Grubin me Erion Veliajn?
Grubi është miku i Erion Veliajt, i cili e ka pritur shpeshherë në zyrën e tij. Madje i ka dhuruar dhe Kullën e Sahatit Grubit gjatë një takimi në Bashkinë e Tiranës në vitin 2021.

Po ashtu një takim tjetër është zhvilluar në vitin 2023 mes Veliajt dhe Artan Grupit të shpallur "non grata" nga DASH.
“I lumtur që pata mundësinë të takoja mikun tim, Artan Grubi – zv/kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut. Kënaqësi të bisedoja për më shumë bashkëpunim në projekte të reja”, shkruante Veliaj duke pranuar kështu miqësinë e ngushtë me Artan Grubin, i cili akuzohet për korrupsion.

Por çfarë i bashkon Veliajn dhe Grubin përveç miqësisë?
Erion Veliaj u hetua nga SPAK-u dhe iu provuan 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë dhe futje të sendeve të paligjshme në qeli.
Artan Grubi është i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderë. Sipas DASH-it, ai dhe familjarët e tij u shpallën "non grata" pasi ishin të përfshirë në korrupsion.
Po ashtu edhe Veliaj ndodhet në burg për 13 akuza, ndërsa Ajola Xoxa është në masën e sigurisë arrest shtëpie me 12 akuza.
Veliaj dhe Xoxa kanë përdorur skema të ndryshme për t'u pasuruar dhe për të çuar para në xhepat e tyre dhe të familjarëve.
Pra, ajo që i bashkon, përveç miqësisë, janë akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës./ CNA
Radhë të gjata automjetesh, lëvizje e ngadaltë dhe orë të ...
Këshilli i Mandateve do të mblidhet këtë të hënë në orën 1...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale di...
Partia Demokratike në Sarandë ka zhvilluar ditën e sotme z...
Një situatë problematike e shkaktuar nga rrëshqitja e dher...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Qytetarët e Vlorës do të përballen sërish me ndërprerje të...
Pas dëmtimit të segmentit rrugor në aksin që lidh Librazhd...
Prej gati 48 orësh, rruga kombëtare Librazhd-Prrenjas ësht...
Bllokimi i aksit nacional Librazhd–Pogradec, pas dëmtimit ...
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka bërë m...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dëshmuar një p...
Sot mbushen plot 189 ditë nga mashtrimi publik i Erion Vel...
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur procedimi pe...
Besimtarët ortodoksë kanë nisur rrugëtimin e Kreshmës së M...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doga...
Komisionerja e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...