EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Bllokimi i aksit nacional Librazhd–Pogradec, pas dëmtimit të urës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, po jep efekte zinxhir në të gjithë juglindjen e vendit.
Përveç vështirësive në qarkullim, situata ka prekur drejtpërdrejt sektorin e turizmit dhe bizneset lokale, të cilat raportojnë anulime masive dhe rënie drastike të aktivitetit. Në Voskopojë, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të qarkut të Korçës, pasojat ndihen menjëherë.
Antoni Falo, pronar i Vila Falo, tregon se situata e krijuar nga bllokimi i rrugës ka sjellë goditje të fortë financiare për biznesin e tij.
“Për ne si biznes na ka dëmtuar jashtëzakonisht. Vetëm 20% e atyre që kishin prenotuar për të ardhur erdhën, ndërsa 80% na i anuluan. Shumë keq. Nuk është hera e parë, është hera e tretë. Tre javë rresht e njëjta situatë,” shprehet Falo.
Ai sqaron se kishte 10 dhoma të rezervuara për fundjavën, por shtatë prej tyre u anuluan në momentet e fundit. Vetëm tre klientë arritën të mbërrijnë në destinacion, ndërsa pjesa tjetër u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të pamundësisë për të kaluar.
“U nisën të gjithë, por gjysma u kthyen nga Librazhdi, pasi nuk kalonin dot. Vetëm tre më guximtarët u nisën nga Moglica dhe hoqën të zitë e ullirit, mezi kanë ardhur. U bënë pishman edhe ata që erdhën,” tregon ai.
Sipas Falos, alternativa e sugjeruar përmes segmentit Lozhan-Moglicë nuk është zgjidhje e qëndrueshme për një fluks kaq të madh automjetesh. Rruga, sipas tij, është tepër e ngushtë, me shumë kthesa dhe e papërshtatshme për të përballuar trafikun e devijuar pas bllokimit të aksit kryesor.
“Rruga e Moglicës ka shumë kthesa. Unë e kam kaluar 10 herë atë rrugë dhe është jashtëzakonisht e ngushtë. Nuk mund të përballojë një fluks kaq të madh automjetesh nga bllokimi i rrugës Librazhd–Përrenjas–Pogradec. Shumë e vështirë. Për 3–4 orë ata deshën të ktheheshin, por nuk ktheheshin dot më. Kishte aq shumë makina sa ishte e pamundur,” thotë ai.
Sipas tij, situata është bërë edhe më e rëndë për shkak të faktorëve të tjerë natyrorë që kanë ndikuar kohët e fundit në zonë.
“Tani të shohim çfarë do të ndodhë edhe me kohën, se po u bllokua prapë? Sepse tani na ka marrë me gurë edhe Perëndia; njëherë bllokohet rruga, njëherë përmbytje, njëherë shira. Njerëzit ikin, rinia ikën. Janë shumë faktorë bashkë që ndikojnë,” shprehet Falo, duke theksuar pasigurinë që po ndikon drejtpërdrejt në klimën e biznesit.
Përveç humbjes së klientëve, ai paralajmëron edhe pasoja të tjera ekonomike nëse situata vijon. Biznesi i tij furnizohet 100% me produkte nga zona e Voskopojës dhe nga Korça, por një pjesë e mallrave, si zarzavatet, perimet dhe frutat jashtë sezonit, vijnë nga jashtë qarkut.
“Nëse do të vazhdojë akoma e bllokuar rruga, do të rriten edhe çmimet e produkteve që nuk i prodhon Korça për momentin. Detyrimisht do të rritet çmimi i tyre. Kështu mendoj,” shprehet ai.
Sipas Falos, pasojat nuk prekin vetëm një subjekt të vetëm, por gjithë zinxhirin ekonomik të zonës, nga bujtinat dhe hotelet, te restorantet, furnitorët dhe fermerët lokalë.
“Të merren masa menjëherë, të rregullohet ura atje, të rregullohet rruga, të gjendet një rrugë alternative, qoftë nga krahu i Moglicës–Lozhanit ose nga Përrenjas-Librazhd, sepse nuk jam vetëm unë si biznes; preken të gjitha bizneset në qarkun e Korçës. Shpresojmë. Nuk e di,” përfundon ai.
Në një moment kur turizmi dimëror dhe ai fundjavor përbëjnë burim të rëndësishëm të ardhurash për zonën, çdo ndërprerje e qarkullimit në akset kryesore shndërrohet në goditje të drejtpërdrejtë për ekonominë lokale, duke rritur pasigurinë dhe duke vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e aktivitetit për shumë biznese të vogla. /CNA
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka bërë m...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dëshmuar një p...
Sot mbushen plot 189 ditë nga mashtrimi publik i Erion Vel...
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur procedimi pe...
Besimtarët ortodoksë kanë nisur rrugëtimin e Kreshmës së M...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doga...
Komisionerja e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shën...
SPAK ka dërguar për gjykim 21 të pandehur të akuzuar për v...
Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka deklaruar s...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Situata në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e qetë dhe ...
Rruga e Qafë Thores është bllokuar sërish këtë të shtunë, ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndarë disa udhëzime, duke ma...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një shqetësim lidhur me ngj...
Rruga drejt zonave të shumta drejt juglindjes së vendit ta...
Radhët kilometrike të krijuara në zonën e juglindjes pas b...
Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, për bllokimin e p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...