
Në një vendim të datës 9 mars, të publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë, për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi masat e sigurimit personal, thuhet se bëhet në bazë të një dokumenti të Konventës Europiane të Këshillit të Europës dhe përdoret si një dokument kundër paraburgimit.
“Vendim i rëndësishëm për praktikën gjyqësore në fushën penale
Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, mbi masat e sigurimit personal.
Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale. Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar. Seanca publike do të zhvillohet në datën 9/04/2026, ora 9:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Në fakt, ky nuk është një dokument i Këshillit të Europës. Dokumenti që pretendon Sadushi dhe marionetat mediatike të pushtetit është një material i porositur nga qeveria shqiptare dhe i hartuar nga disa ekspertë.
Vetë dokumenti e thotë mjaft qartë, se është hartuar me kërkesë të qeverisë shqiptare.
“Ky dokument udhëzues (Guiding Paper – GP) është hartuar me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim informimin e procesit të hartimit të legjislacionit për ndryshimin e Kodit Penal (KP) dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP), me një fokus të veçantë te dispozitat që lidhen me paraburgimin”, thuhet në dokument.
Në fund të këtij dokumenti vetë ekspertët bëjnë me dije se opinionet e shprehura janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare të KiE-së.
Pra, ai që përdoret si argument nga Sokol Sadushi dhe Erion Veliaj nuk lidhet me KiE-në dhe sërish thjesht vijojnë gënjejnë.
“Opinionet e shprehura në këtë punim janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare të Këshillit të Europës”, thuhet në dokument.
Dokumentin e ekspertëve të porositur nga qeveria në lidhje me situatën e paraburgimit, e ka bërë publik një nga "marionetat mediatike" të Erion Veliajt, Carlo Bollino.

Për këtë publikim, në fakt, duhet ta falënderojmë Carlo Bollino-n, pasi na ka vënë në dispozicion të vërtetën e atij dokumenti që pretendohet nga Sadushi, mediet e pushtetit dhe njerëzit që dalin në ekrane dhe e “pompojnë” si një dokument të Këshillit të Europës, se është thjesht një porosi e qeverisë.
Ky dokument që Sokol Sadushi thotë se janë standardet e Konventës Europiane të Këshillit të Europës, që raportohet si një dokument i rëndësishëm i KiE-së, në fakt rezultoi të ishte thjesht një dokument i porositur për interesa të qeverisë shqiptare, në shkelje të hapur të ligjit./CNA
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, për shkak të mbarëvajt...
Më datë 16 shkurt, në një moment jo pak të dyshimtë, shfaq...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, një ndër emrat e n...
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në datën 16 shkur...
Një raport i KE-së e ka shqetësuar politikën dhe drejtues ...
Ka filluar një lojë në lidhje me paraburgimin, një lojë po...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Ka njerëz që i përkasin kohës së tyre. Ka të tjerë që mbar...
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në...
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folu...
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Politikave Shqiptare, ...
Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare...
Tre degë të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, konk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni i futar në emis...
Seanca e radhës plenare do të zhvillohet të enjten. Kuvend...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot në Bruks...
Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftin në lidhje m...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka gjobitur ...
Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka shqyrtuar d...
Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europi...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Policia e Fierit ka bërë me dije masat e ndërmarra jatë kë...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Çadrat janë ndaluar në një plazh në Sardenjë për këdo midi...
Këtë 12 qershor shënohet 27-vjetori i çlirimit të Kosovës,...
Ekonomia globale pritet të përballet me ngadalësimin më të...
Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) mbrojti kursin e re...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...
Numri i pensionistëve të rinj në skemën e sigurimeve shoqë...