
Një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet, një fëmijë 14-vjeçar humbi jetën.
Vrasja ndodhi jashtë ambienteve të shkollës, por është një ngjarje e rëndë, ku përgjegjësi kanë prindërit, edhe mësuesit padiskutim, shoqëria, ndoshta edhe rrjetet sociale, ajo që ofron media.
Të gjithë kanë përgjegjësi në atë ngjarje, te kultura që ai fëmijë kishte, te mënyra se si ai reagoi dhe te viktima që la, që ishte një bashkëmoshatar i tij, por ajo që po ndodh tashmë është “një vrasje e dytë” që bëhet me qëllim politik.
Kur dihet që gjithçka ka ndodhur jashtë shkollës dhe përgjegjësia është në një këndvështrim krejt tjetër, tentohet të politizohet çështja në një mënyrë, për të goditur një linjë të caktuar.
Kur sheh nga opozita, pamja duket më e qartë. Kur sheh nga brenda Rilindjes, gjithçka turbullohet.
Duket qartë se bëhet një protestë te Ministria e Arsimit dhe vendosen duart e “MJAFT”-it.
Po rikthehet “MJAFT”-i i para 200-ës? Pse Erion Veliaj ka vërsulur dorën e tij të gjakosur para zgjedhjeve të vitit 2025 kundër një ministreje të partisë së tij?
Ai po kërkon me çdo qëllim që vëmendja të shkojë te Manastirliu, kur në fakt kujtojmë të njëjtën ngjarje në kohën e PD-së me një krim tjetër të ndodhur në Elbasan, brenda në shkollë. Atje shkoi Lulzim Basha. Edhe pse ishte brenda shkollës, përgjegjësia ishte në drejtim tjetër.
Patjetër, që edhe Ministria e Brendshme ka përgjegjësi, edhe Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi, edhe Ministria e Arsimit ka përgjegjësi, edhe prindërit, komuniteti, mediat, të gjithë kanë përgjegjësi, por veprimet politike duke nxjerrë dorën e “MJAFT”-it në protestë para Ministrisë së Arsimit flasin shumë.
Gjithashtu, flasin edhe konferencat që mbahen para shkollave me thirrje për bojkot nga 20-vjeçarë anonimë që lexojnë një tekst që nuk dinë ta gërmëzojnë tamam siç duhet. Nuk kishte prindër në protestën e sotme.
Pra, e gjitha është përtej politikës, një lojë që duke e parë jashtë saj na fut sërish në politikë. Na tregon se Ogerta Manastirliu po goditet nga Erion Veliaj, njësoj na e tregojnë edhe mediat e kryebashkiakut të Tiranës, mediat e inceneratorëve.
Gjithçka është e qartë, siç bëri me Blendi Gonxhen, siç ia faturonte inceneratorët Belinda Ballukut, siç ka sulmuar Damian Gjiknurin, siç ka goditur Edi Ramën, siç ka goditur eksponentë të tjerë të PS-së, ministra.

Nga pas është dora e Erion Veliaj, por kësaj radhe kishte vetëm një ndryshim nga të tjerat. Në të gjitha rastet diheshe që e bënte ai, për më tepër quhej edhe vemje nga kolegët brenda PS-së, por ajo që bie në sy është shfaqja e dorës së “MJAFT”-it në muret e Ministrisë së Arsimit.
Kjo është një goditje me mesazh politik të qartë ndaj kryeministrit Edi Rama, siç përdori “MJAFT”-in atëherë bashkë me Ramën për të rrëzuar Fatos Nanon në 2005-ën.

Veliaj do të përdorë njerëzit e tij, lidhjet e tij sërish ndoshta për të rrëzuar Edi Ramën, apo për më tepër është një kërcënim ndaj kryeministrit se po nuk më mbrojte unë do të të rrëzoj edhe ty dhe nuk është hera e parë që ai e bën këtë veprim.
Shfaqja e dorës së “MJAFT”-it është një mesazh direkt për kreun e qeverisë se ai mund të rikthehet për të lëvizur tentakula të ndryshme politike, përfshirë këtu edhe disa partiçka që i ka nxjerrë vetë dhe I mban atje të flejnë.
Erion Veliaj tashmë po kthehet në një rrezik për kryeministrin Rama dhe këtë po e bën përballë tij duke shfaqur dorën e “MJAFT”-it./ CNA
PD denoncoi këtë të shtunë se KLSH ka konstauar dhjetë...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Organigama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku t...
Për të dytën herë, disa persona dolën para shkollës “F...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim ...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Të martën e 26 nëntorit do të mbahet protesta e radhës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti n...
Rezoluta për Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kus...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën...
Gjykata Kushtetuese ka pasur një reagim sa i përket vendim...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, gjatë një...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi vend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi...
Lulzim Basha iu servilos së fundi kryetarit të Partisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sër...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...