EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe ka shfuqizuar vendimin e GJKKO-së për "ndalimin e daljes jashtë vendit".
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, ku deklaron se SPAK dhe GJKKO duhet që të procedojnë menjëherë dhe pa vonesa me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës.
“Sali Berisha ka mbrojtur Kushtetutën dhe interpretimin/standardin që vetë Kuvendi kishte aplikuar në raste të mëparshme (precedenti “Tahiri”), ku kishte autorizuar prokurorinë për marrjen e masave të sigurimit “detyrim paraqitje” apo “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Për këtë arsye, kam një qëndrim thelbësisht të ndryshëm me Gjykatën Kushtetuese sa i përket nevojës për marrjen e autorizimit nga Parlamenti kur kufizohet liria e lëvizjes së një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Megjithatë, të paktën standardi i pranuar nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që kam thënë prej ditës së parë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është tërësisht e panevojshme, joproporcionale e për rrjedhojë antikushtetuese. Kjo për faktin se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” (si kufizim lirie) është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si e panevojshme, joproporcionale dhe antikushtetuese, atëherë masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” (si heqje lirie) është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese.
Masat e sigurimit nuk janë masa ndëshkimi dhe nuk mund të trajtohen kurrësesi si të tilla gjatë fazës së hetimit apo gjykimit, ku cilido prezumohet i pafajshëm. Ato nuk duhet të pengojnë, në mënyrë joproporcionale dhe përtej asaj që është e nevojshme, një të zgjedhur të ushtrojë në liri të plotë mandatin kushtetues të fituar nga qytetarët. Gjykata Kushtetuese qartësisht ka theksuar se VETËM masa "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" është e mjaftueshme në drejtim të domosdoshmerisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.
Për rrjedhojë, tashmë që Gjykata Kushtetuese është shprehur dhe nën dritën e këtij zhvillimi të ri, SPAK dhe GJKKKO duhet që, nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra në përputhje me vetë Kushtetutën, të procedojnë menjëherë dhe pa vonesa me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës, të cilit, përveçse kufizimit të padrejtë të lirisë në shkelje të parimit universal të prezumimit të pafajësisë, po i pamundësohet prej 326 ditësh ushtrimi i funksioneve si deputet i Kuvendit, kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës.
Çdo sjellje e ndryshme nga ajo që ka diktuar sot thelbi logjik dhe standardi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese mbi proporcionalitetin e masave që janë aplikuar ndaj Sali Berishës, do të na kujtonte precedentin antikushtetues të mazhorancës socialiste që refuzoi dy herë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim mbrojtjen politike të deputetes dhe ish-ministres strategjike Olta Xhaçka. Vetëm se në këtë rast nuk do ishim përpara mbrojtjes politike nga vetë politika, por përpara një akti edhe më të rëndë, atij të sulmit politik të drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.
Çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim do të minonte demokracinë dhe do të përbënte një ndërhyrje brutale të drejtësisë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në barazinë e palëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke penguar Liderin e opozitës të jetë lirisht aktiv në fushatën e ardhshme zgjedhore. 326 ditë pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të liderit të opozitës janë mjaftueshmërisht të rënda për të toleruar të bëhen 327 ditë apo më shumë!”, shkruan Bardhi./ CNA
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, gjatë një...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi vend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi...
Lulzim Basha iu servilos së fundi kryetarit të Partisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sër...
Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina To...
Gjykata Kushtetuese dhe vendimin për ish-kryeministrin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celib...
Lulzim Basha, kryetari pa parti ka filluar të dalë sër...
Zbardhen propozimet e grupit të PD-së për buxhetin, nga ca...
Sot është bërë një protestë për vrasjen e 14-vjeçarit. Pro...
Kryeministri Edi Rama i ka prerë biletën kryebashkiakut Er...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvendin Ko...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qe...
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, kërk...
KQZ evidentoi disa ditë më parë se një nga problematik...
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ngri...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kërkoi ndryshimin e ...
Lulzim Basha nuk shfaq shenja pendese pasi përjashtoi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...