web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Berisha: U bë pjesë e grushtit të shtetit

22 Nëntor 2024, 12:40, Politikë CNA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Berisha: U bë pjesë e grushtit

Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e tij.

Në një konferencë me gazetarët Berisha u shpreh se Gjykata Kushtetuese u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit dhe parlamentit nga mercenarët, gjykatës me 4 emra e të tjerë.

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj dje u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarët, gjykatës me 4 emra, me encorchat, sky ecc e të tjerë. Ajo gjykatë për të mbrojtur grushtin e shtetit për llogari të kryeministrit nga mercenarë, gjyqtarë dhe prokurorë shkoi deri në shkallën absurde të shpallë lirinë e lëvizjes jo si liri individuale dhe sipas saj liria e lëvzijes nuk përfshin liri personale apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës.

Sali Berisha është personi që në vitin 2012 ka dërguar në parlament amendamentin për heqjen e çdo lloj barriere ndaj drejtësisë për imunitet por ky amendament u rrëzua nga opozita e asaj kohe.

Nuk ka interpretim më stalinist sa në asnjë nga gjykatë staliniste nuk mund të interpretojë që lëvizja e lirisë nuk është liri individuale”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga