Një pjesë morali nga protesta
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...

Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojnë. Në një vend ku dalja në zgjedhje ka qenë tradicionalisht e lartë, kjo nuk është thjesht një statistikë - është zile alarmi për sistemin politik, thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe sociale.
Zgjedhjet e 7 qershorit prodhuan një nga nivelet më të ulëta të pjesëmarrjes në vitet e fundit, duke ngritur, sipas tyre, pyetje serioze për përfaqësimin, besimin dhe funksionimin e demokracisë.
Nga 1.959.962 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 726.071 votuan, ose 37.05%, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Krahasuar me rreth 45% pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar, rënia është e ndjeshme.
Abstenimi si revoltë
Sociologu Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut, e sheh këtë rënie si pasqyrim të drejtpërdrejtë të zhgënjimit të qytetarëve ndaj klasës politike.
Sipas tij, fakti që këto janë zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë - pas atyre të 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit - ka prodhuar lodhje të theksuar tek elektorati.
“Thirrjet e shpeshta për votim perceptohen si shenjë e një sistemi që nuk arrin të funksionojë normalisht”, vlerëson ai për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e motivimit për pjesëmarrje.
Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” në Prishtinë e përkufizon këtë fenomen si një “abstenim revoltues”.
Sipas tij, qytetarët nuk zgjodhën të ndëshkojnë vetëm një parti - as pushtetin, as opozitën.
“Ata, thjesht, e ndien se nuk përfaqësohen nga asnjëra palë dhe qëndruan në shtëpi. Ky është një reagim racional ndaj një politike që nuk prodhon zgjidhje konkrete”, thekson Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Kriza e besimit dhe cikli i pafund i krizave
Përtej lodhjes zgjedhore, Gollopeni nënvizon edhe një problem tjetër: krizën e besimit në politikë.
“Vitet e fundit janë karakterizuar nga vështirësi në formimin dhe funksionalizimin e institucioneve, kriza të përsëritura politike dhe një perceptim i përhapur se, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, jeta e qytetarëve nuk ndryshon”, thotë ai.
Ky perceptim, i kombinuar me rritjen e kostos së jetesës, pasigurinë ekonomike dhe emigrimin, ka zhvendosur fokusin e qytetarëve larg politikës.
“Vëmendja zhvendoset nga politika te sfidat e përditshme. Dhe kjo e bën pjesëmarrjen në zgjedhje më pak ose aspak prioritare, sidomos për të rinjtë ose për ata që ndihen të shkëputur nga proceset institucionale”, shton ai.
“Zile zgjimi” për partitë politike
Rënia e pjesëmarrjes u vlerësua si shqetësuese edhe nga misionet ndërkombëtare dhe organizatat vendore.
Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) e cilësoi këtë trend si një “zile zgjimi” për subjektet politike, ndonëse procesin zgjedhor e vlerësoi si të qetë dhe profesional.
Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) vlerësoi, po ashtu, se zgjedhjet e fundit u mbajtën në një klimë të qartë lodhjeje zgjedhore dhe me interesim dukshëm më të ulët krahasuar me proceset e fundit.
Një nga faktorët, sipas saj, mbetet edhe mungesa e ofertave të reja politike dhe riciklimi i të njëjtave figura dhe premtime gjatë fushatave.
Vetë partitë nuk e adresuan drejtpërdrejt këtë fenomen, ndërsa për të tërhoqën vëmendjen disa përfaqësues diplomatikë në vend.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se “pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”.
Rezultatet dhe ndryshimet
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para me rreth 42% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 21%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 17%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 7% dhe Lista Serbe me rreth 6%.
Këto rezultate, ndonëse nuk përfshijnë votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, tregojnë disa ndryshime në pozicionim krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) konsideron se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon angazhim qytetar dhe legjitimitet të sistemit politik, ndërsa rënia e saj, sidomos në mesin e të rinjve, është trend në shumë vende.
Në një raport të publikuar nga OECD-ja në vitin 2024 thuhet se një në katër të rinj nuk ka fare interes për politikën, krahasuar me një në pesë për të gjitha grupmoshat.
“Midis fillimit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2020, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në të gjithë OECD-në ra nga 75% në 65% mesatarisht”, sipas këtij raporti.
Ngjashëm, edhe një analizë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) tregon se pjesëmarrja globale në zgjedhje ka rënë nga rreth 65% në vitin 2008 në rreth 56% më 2023, duke reflektuar rritjen e skepticizmit ndaj proceseve demokratike.
Si të rikthehet besimi?
Për ekspertët, rënia e pjesëmarrjes është sfidë politike që kërkon zgjidhje të thella.
Kamberi përmend mundësinë e reformave në legjislacionin zgjedhor, duke përfshirë edhe modele si votimi i detyrueshëm, i aplikuar në vende si Belgjika.
“Ajo që është e qartë, është se duhet rishikim apo një reformë e thellë e legjislacionit në fuqi për zgjedhjet”, pohon Kamberi.
Për Gollopenin, çelësi mbetet te besimi.
“Qytetarët duhet të shohin se zgjedhjet prodhojnë zgjidhje, jo kriza. Vetëm atëherë pjesëmarrja mund të rritet”, thotë ai.
Ai paralajmëron se abstenimi, megjithëse i kuptueshëm si reagim, në fund është një zgjedhje që mund t’i dëmtojë vetë qytetarët.
“Nëse tërhiqemi nga proceset elektorale, rrezikojmë të prodhojmë situata edhe më të pafavorshme për mirëqenien tonë”, përfundon Gollopeni. /REL
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë ...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Pers...
Në bazilikën ikonike Sagrada Familia në Barcelonë zhvilloh...
Orët e punës ndryshojnë ndjeshëm në Europë, me disa vende ...
Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e par...
Ndërsa numri i konflikteve aktive në botë ka arritur nivel...
Protesta kundër emigracionit janë përhapur në disa pjesë t...
Kriza e strehimit në Spanjë po arrin nivele alarmante, ndë...
Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore në Iran në përgjig...
Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sekto...
Ministri i Mbrojtjes i sapoemëruar i Bullgarisë, Dimitar S...
NASA ka emëruar ekuipazhin e saj për misionin e saj të ard...
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për për...
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...
Presidenti Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e n...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të martë në Barcelonë, në atë q...
Izraeli ka bombarduar qytetin Tyre, duke vrarë tetë person...
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një oper...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Balldren i V...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirok...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojn...
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë ...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Pers...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...