web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbërrin në Paris/ Pritet nga Macron në Pallatin Elysee

22 Qershor 2026, 13:56, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris për një vizitë zyrtare, ku dhe do të zhvillojë një takim pune me Presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Ky takim është pjesë e dialogut të vazhdueshëm politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Francës, duke shërbyer për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Në qendër të diskutimeve mes dy liderëve janë çështje kyçe si qasja e re për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në Ankara.

Ky takim riafirmon vullnetin e ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përkrahjen e Francës për perspektivën europiane të rajonit.

Takimi pason një seri kontaktesh të shpeshta ndërmjet Ramës dhe Macron, të cilët kanë mbajtur takime zyrtare më parë në Paris në prill të vitit 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, përveç komunikimeve të rregullta në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakteve telefonike. /CNA





Lajmet e fundit nga