Bozdo i “përvishet” Ramës: Formulë qeverisëse kundër shqiptarëve, krimi më i madh
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, akuzoi sot kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij për mediet është ndalur dhe te megaoperacioni i SPAK-ut, tri ditë më parë ku u godit një rrjet i trafikimit të narkotikëve.
Berisha u ndal te sekuestrimi i një prej pasurive në Vuno, vend të cilin e quajti si fshat i Ramës dhe dajës së tij.
Kryedemokrati tha se toka në Himarë është blerë me çmime jashtëzakonisht të ulëta.
Fjala e Berishës
Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një morie asetesh dhe kompanish, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës.
Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonëve kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021.
Por ju tani do të njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.
Në pronat e sekuestruara, mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që u bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.
E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës.
Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seaview Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yje dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë, për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 për qind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK-u për këtë hotel.
Nga hulumtimet tona rezulton se Seaview Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve.
Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seaview Development.
Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.
Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të rinj ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro.
I bie 3-4 euro metri katror.
Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë.
Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë.
Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milionë e 560 mijë lekë.
Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 3.2 euro metri katror.
Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, akuzoi sot kry...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, hodhi sot akuza drejtua...
Kjo është pyetja më e sikletshme. Nëse qytetarët revoltohe...
Këtë fundjavë, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbled...
Seanca plenare e kësaj të enjteje u zhvillua mes tensiones...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim...
Pas 5 minutave pushim, seanca plenare ka nisur sërish m...
Deputetja Marjana Koçeku njoftoi të dielën vendimin e saj ...
Në seancën e sotme plenare ka pasur debate të ashpra dhe f...
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë paraditen e sotme nga...
Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, dhe kryedemokrati Sal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën e...
Fjala e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ball...
Deputetët e Partisë Demokratike në seancën e sotme plenarë...
Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutime për rendin e ...
Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00, Kuvendi i Shqipëri...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...