web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kërkesat e protestuesve të drejta"/ Berisha: Vazhdimi i seancës pa ardhur Rama, akt tradhtie

18 Qershor 2026, 11:03, Politikë CNA

"Kërkesat e protestuesve të drejta"/ Berisha: Vazhdimi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën e sotme plenare i tha mazhorancës se flamingot i dënuan me vdekje si dhe ndërtuan pikën e vogël në Butrint, duke shkatërruar trashëgiminë kulturore.

Berisha tha se vazhdimi i seancës pa dorëheqjen e Ramës apo një mocion me debat është akt tradhtie.

Më tej, Berisha tha se nuk mund të injorohen protestat e qytetarëve, pasi kanë kërkesa shumë të drejta.

 

Flamingot i dënuat me vdekje. Ndërtuat pikën e vogël në Butrint, me të cilën shkatërruat trashëgiminë kulturore dhe parqet kombëtare, duke harruar se nuk janë vetëm pasuri e shqiptarëve, por dhe e Europës. Mendoj se vazhdimi i seancës pa ardhur Edi Rama këtu për të dhënë dorëheqjen apo për të zhvilluar një mocion me debat, është akt tradhtie.

Se kush tregohet fashist apo stalinist tani, këtë ta gjykojnë qytetarët shqiptarë. Nuk mund t’i injoroni qytetarët shqiptarë tani, kanë kërkesa shumë të drejta.

Do ikni si minj, po më mirë tani me ligje, të heqim Edi Ramën”, tha Berisha.





Lajmet e fundit nga