web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Grupet e drogës vepër e Ramës"/ Berisha: Agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere po shembin narkoregjimin

17 Qershor 2026, 13:59, Politikë CNA

"Grupet e drogës vepër e Ramës"/ Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp u ndal tek operacioni i ditës së djeshme nga SPAK-u, ku u godit një rrjet i trafikimit të kokainës.

Berisha tha se agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës.

Kryedemokrati u shpreh se grupet e mëdha të drogës në rang botëror janë të lidhura këmbë e kokë me Ramën.

Përhapja e këtyre grupeve të trafikimit, tha Berisha, janë vepër e politikës së ndjekur nga Rama për kanabizimin e vendit.

 

Së pari, një falënderim dhe mirënjohje të madhe agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të cilat me një seri dosjesh po shembin narkoshtetin e Edi Ramës, piramidën më gjigante të ndërtimit në Europë, që tejkalon në mesatare tri herë ndërtuesin e ndërtimeve të BE-së. Goditjen e grupeve shqiptare të drogës në rang botëror, të lidhura këmbë e krye me Edi Ramën.

Kjo që ndodh, dhe shihni të dashur qytetarë dhe qytetare, është kryekëput vepër e politikës zyrtare që ndoqi Edi Rama, i frymëzuar edhe nga mentori i tij, Xhorxh Soros, për kanabizimin e Shqipërisë dhe favorizimin e trafikut të drogave. Dhe ju e shihni ku ka arritur. Një grup i fundit, Salvator Alia, ky është një emër që nuk e kishim dëgjuar kurrë, ky grup ka disponuar në dokumente 50 tonë drogë. Imagjinoni ju çfarë fuqie shkatërruese ka pasur kundër opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

Nuk kisha dëgjuar kurrë një grup me 50 tonelata kokainë. U tejkalua, u harrua grupi i Franc Çopjes që kishte 28 tonelata, tani del grupi Gjika-Alia, etj., me 50 tonelata”, tha Berisha.





Lajmet e fundit nga