web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqipëria është gati"/ Rama: Europa ka nevojë për guxim, të pranojë se zgjerimi nuk është bamirësi

17 Qershor 2026, 08:35, Politikë CNA

"Shqipëria është gati"/ Rama: Europa ka nevojë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, foli edhe për zgjerimin e BE-së. Rama tha se sot Europa ka nevojë për guxim për të pranuar se zgjerimi nuk është për bamirësi, por është inovacion.

Sa i përket Shqipërisë, kryeministri u shpreh se vendi ynë është gati të ecë përpara, të kontribuojë. Rama deklaroi se pyetja që lind është: a është gati Europa të përfundojë punën e pakryer të historisë së saj?

Kryeministri u shpreh se historia rrallë pret procedura perfekte, ajo pret udhëheqje të gatshme.

 

Në epokën tonë ngatërrohet liria e shprehjes me lirinë e shpërndarjes. Europa sot ka nevojë për guxim, për të pranuar se zgjerimi nuk është bamirësi, por inovacion. Shqipëria është gati të ecë përpara, të kontribuojë. Pyetja që lind është: a është gati Europa të përfundojë punën ende të pakryer të historisë së saj? Historia rrallë pret për procedura perfekte. Ajo pret udhëheqje të gatshme”, tha Rama.





Lajmet e fundit nga