web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja u kërcënua nga grupi kriminal/ Reagimet e para nga PS dhe PD

17 Qershor 2026, 13:05, Politikë CNA

Deputetja u kërcënua nga grupi kriminal/ Reagimet e para nga PS dhe PD

Këtë të mërkurë, në Komisionin e Ligjeve u ndanë edhe qëndrime të përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, pasi deputetja Marjana Koçeku që u largua nga PS pak ditë më parë, u shpreh sot se ka marrë kërcënime nga grupi i Bajrave.

Në fjalën e tij, deputeti socialist, Igli Hasani, tha se kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’u drejtohet organeve policore dhe jo deklaratave në rrjetet sociale.

 “Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’u drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh 'Instagram'-in për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet t'i drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, theksoi se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me kërcënimet ndaj një deputeteje, por përbën problem edhe për rendin publik.

“Nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm, dhe ky nuk është problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërdrejt integrimin në BE", tha Vokshi./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga