web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha akuza SPAK-ut/ "Fsheh emrat e politikanëve që kanë shkuar në Aruba"

18 Qershor 2026, 12:38, Politikë CNA

Berisha akuza SPAK-ut/ "Fsheh emrat e politikanëve që kanë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediet hodhi akuza ndaj SPAK-ut dhe tha se po fsheh emrat e politikanëve që kanë qenë në Aruba.

Berisha tha se në dosjen hetimore ndaj tij, SPAK-u ka nxjerrë emrat e 3 fëmijëve me autizëm, një shkelje shumë e rëndë kjo.

Më tej, Berisha tha se SPAK-u nuk publikon emrat e politikanëve shqiptarë që ishin në takimin në Aruba.

Takim për të cilin Berisha tha se është i vërtetuar me foto dhe emra që kanë qenë qeveritarë të pranishëm, por nuk i publikojnë sepse janë njerëz të Ramës.

Në një akt çnjerëzor, Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai në akuzën ndaj Sali Berishës botuan emrat e 3 fëmijëve me autizëm. Imagjinoni se çfarë goditje është për ato nëna heroina. Këta si shpërblim publikojnë emrat e 3 fëmijëve. Këta fshehin qeveritarët e Arubës, të cilët i kanë me fotografi dhe video”, tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga