web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kallëzohet në SPAK deputetja

18 Qershor 2026, 16:45, Aktualitet CNA

Kallëzohet në SPAK deputetja

Anëtarët e familjes Bajri në Shkodër kanë kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku.

Kallëzimi vjen pas deklaratës së deputetes se familjarët e saj janë kërcënuar nga Bajrajt, pasi u tërhoq nga PS.

Një ditë më parë, deputetja Marjana Koçeku përmes një postimi në rrjetet sociale pretendoi se familjarët e saj ishin kërcënuar nga anëtarët e grupit Bajri në Shkodër.

“Ky mesazh u drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.

Me 14 qershor, Koçeku njoftoi se do të largohej nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë",-shkruan deputetja./ CNA

 





Lajmet e fundit nga