web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grupet e profesionistëve po reagojnë së bashku/ 123 akademikë shqiptarë jashtë vendit në mbështetje të protestave

17 Qershor 2026, 20:04, Aktualitet CNA

Grupet e profesionistëve po reagojnë së bashku/ 123

Akademikët shqiptarë jashtë vendit kanë shprehur mbështetjen ndaj protestave që po zhvillohen në Shqipëri po ashtu dhe në diasporë.

Janë 123 akademikë që shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të plotë me protestat në Shqipëri dhe me kërkesat legjitime për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi, me institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit.

Në deklaratën e tyre theksohet se shumë nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot janë rezultat i dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale, të cilat për shumë vite kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti, te drejtësia dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

Akademikët nënvizojnë se, Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj të kualifikuar. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet të rikthehet besimi se dija, puna dhe merita vlerësohen dhe krijojnë mundësi reale për të ardhmen.

Deklarata e publikuar nga Edlira Çepani

GRUPET E PROFESIONISTEVE PO REAGOJNE SE BASHKU - Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni – Domosdoshmëri Kombëtare

123 Akademikë shqiptarë jashtë vendit në mbështetje të protestave qytetare:

Ne, një grup akademikësh shqiptarë jashtë vendit, shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me protestat paqësore qytetare në Shqipëri dhe me kërkesat e tyre legjitime për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi, me institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit.

Besojmë se shumë nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot janë rezultat i dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale, të cilat për shumë vite kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti, te drejtësia dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Për këtë arsye, protestat e sotme nuk janë thjesht një reagim ndaj një situate të momentit, por shprehje e një lodhjeje të thellë shoqërore me modele qeverisjeje që nuk kanë vepruar në funksion të së mirës së përbashkët.

Ne e shohim këtë krizë edhe përmes gjendjes së arsimit, shkencës dhe inovacionit në Shqipëri. Politikat e ndjekura ndër dekada nuk i kanë vendosur këta sektorë dhe kapitalin njerëzor në qendër të zhvillimit të vendit. Përkundrazi, ato kanë toleruar nënfinancimin, mungesën e meritokracisë, dobësimin e integritetit akademik, lidhjet klienteliste dhe mungesën e një vizioni afatgjatë për dijen si interes kombëtar.

Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese apo institucione të forta demokratike.

Një shoqëri nuk mund të ecë përpara duke nënvlerësuar dijen, duke dobësuar universitetet, duke larguar të rinjtë si dhe duke trajtuar aftësinë, kompetencën dhe punën e ndershme si vlera dytësore. Për këtë arsye, gjendja e arsimit, shkencës dhe inovacionit nuk është një çështje sektoriale, por një tregues i drejtpërdrejtë i dështimit të modelit qeverisës të deritanishëm. Mungesa e financimit të qëndrueshëm, ndërhyrjet politike, autonomia universitare e brishtë, standardet e dobëta dhe mungesa e lidhjes me zhvillimin ekonomik janë pjesë e së njëjtës krize që sot qytetarët po e kundërshtojnë me të drejtë në rrugë.

Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj të kualifikuar. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet të rikthehet besimi se dija, puna dhe merita vlerësohen dhe krijojnë mundësi reale për të ardhmen.

Si akademikë dhe kërkues shqiptarë jashtë vendit, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar me ekspertizë dhe përvojë në një të ardhme ku një Shqipëri e re ndërton institucione serioze në shërbim të interesit publik dhe u jep arsimit, shkencës dhe inovacionit vendin që meritojnë. Por ky kontribut nuk mund të shkëputet nga nevoja për ndryshim të thellë politik dhe institucional, të kërkuar sot me të drejtë nga qytetarët protestues që çdo ditë demonstrojnë se një Shqipëri e re është e mundshme.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa dije. Një vend që nuk vlerëson arsimin, shkencën, inovacionin dhe kapitalin e vet njerëzor dobëson vetveten. Një Shqipëri e re kërkon jo vetëm ndryshim politik, por edhe shkëputje të qartë nga dështimet shumëvjeçare që e kanë mbajtur vendin larg potencialit të tij.

NËNSHKRUESIT

Kjo deklaratë mbështetet dhe nënshkruhet nga akademikët dhe kërkuesit e mëposhtëm shqiptarë të diasporës:

1. Prof. Dr. Adnan Kastrati, Gjermani

2. Prof. Assist. Dr. Adriana Sejfia, Britani

3. Dr. Agon Memedi, Gjermani

4. Dr. Aksel Seitllari, ShBA

5. Dr. Alban Kita, Zvicër

6. Dr. Alban Kuriqi, Portugali

7. Dr. Albana Roçi, Norvegji

8. Dr. Albin Ahmeti, Austri

9. Prof. Dr. Aldeida Alti, Australi

10. Dr. Aldi Pupuleku, Spanjë

11. Dr. Aledia Bilali, Gjermani

12. Dr. c. Alessio Lukaj, Zvicër

13. Dr. c. Ambra Hyskaj, Hungari

14. Dr. c. Ana Haxhiu Gjeci, Zvicër

15. Dr. c. Andi Nika, Gjermani

16. Dr. Andi Rroku, Gjermani

17. Dr. c. Andrea Dervisha, Finlandë

18. Prof. Assoc. Dr. Anila Mjeda, Irlandë

19. Dr. Anila Nauni, Norvegji

20. Dr. Anisa Halimi, Irlandë

21. Dr. Arbër Qoku, Gjermani

22. Dr. Arbër Zela, Zvicër

23. Dr. Arlind Kadra, Gjermani

24. Dr. Armand Kapaj, Zvicër

25. Dr. c. Arta Sinamati, Luksemburg

26. Dr. Besmira Dyca, Holandë

27. Dr. Bledar Kalemi, Itali

28. Dr. c. Blerina Aliraj, Gjermani

29. Dr. Brunilda Dhamo, Holandë

30. Dr. Bukurie Ozuni, Itali

31. Dr. c. Butrint Avdijaj, Belgjikë

32. Dr. Denisa Baci, Itali

33. Dr. Dionis Hasanaj, Francë

34. Prof. Assoc. Dr. Dorina Pojani, Australi

35. Prof. Assist. Dr. Edlira Dushku, Danimarkë

36. Dr. Elida Sina, Gjermani

37. Dr. rer. nat. Elima Shehu, Gjermani

38. Dr. c. Elio Nushi, Finlandë

39. Dr. c. Elio Skënderaj, Austri

40. Dr. c. Eltjana Shkreli, Itali

41. Prof. Assoc. Dr. Elvin Isufi, Holandë

42. Dr. Emiljano Kaziaj, Belgjikë

43. Prof. Assoc. Dr. Enea Mustafaraj, Kuvajt

44. Dr. Enes Veliu, Portugali

45. Dr. Enisa Shevroja, Zvicër

46. Prof. Assoc. Dr. Enkelejda Havari, Francë

47. Dr. c. Enso Ndreko, Francë

48. Dr. Eralda Asllanaj, Holandë

49. Dr. rer. med. Erand Llanaj, Gjermani

50. Dr. Eriomina Shahaj, Britani

51. Dr. Erion Çano, Gjermani

52. Dr. Eriona Heta, Gjermani

53. Dr. Ernil Sabaj, Britani

54. Dr. c. Ervin Dervishaj, Danimarkë

55. Dr. Eugen Ruzi, ShBA

56. Dr. c. Fabiano Llanaj, Hungari

57. Dr. rer. nat. Fatbardh Veseli, Gjermani

58. Dr. Fatlind Malsiu, Zvicër

59. Dr. rer. nat. Gentian Zavalani, Gjermani

60. Prof. Dr. Gentian Zyberi, Norvegji

61. Dr. c. Gesjana Halili, Itali

62. Dr. c. Giola Cami, Hungari

63. Prof. Assoc. Dr. Gramoz Goranci, Austri

64. Dr. Helga Dizdari-Hostettler, Zvicër

65. Dr. c. Igli Bisha, Danimarkë

66. Dr. Ilda Tole, Britani

67. Dr. Irena Roçi, Zvicër

68. Dr. c. Irisa Sevdari, Danimarkë

69. Dr. Jakup Ratkoceri, Holandë

70. Dr. Jana Nano, Gjermani

71. Dr. c. Jeta Lica, Itali

72. Prof. Dr. Josif Grabocka, Gjermani

73. Prof. Dr. Jürgen Cito, Austri

74. Dr. Kaltrina Maloku, Francë

75. Prof. Assist. Klarita Lagji, Francë

76. Dr. Kostina Prifti, Holandë

77. Dr. Kristian Sevdari, Danimarkë

78. Dr. Kristjon Ciko, Norvegji

79. Dr. Ksenja Llazar, ShBA

80. Prof. Assist. Dr. Lavdim Halilaj, Gjermani

81. Dr. Lefter Daku, ShBA

82. Dr. Livia Tepshi, Gjermani

283. Dr. c. Lora Fanda, Zvicër

84. Dr. c. Lorenci Gjurgjaj, Itali

85. Dr. c. Luis Nasi, Hungari

86. Dr. Megi Vjerdha, Itali

87. Dr. Mentar Mahmudi, Gjermani

88. Prof. Dr. Mira Mezini, Gjermani

89. Dr. c. Mirea Mema, Spanjë

90. Dr. Morena Shkodra, Norvegji

91. Prof. Assoc. Dr. Musard Balliu, Suedi

92. Prof. Assoc. Dr. Nysret Musliu, Austri

93. Dr. med. Olger Kraja, Gjermani

94. Dr. Ornela Bardhi, Finlandë

95. Prof. Assoc. Dr. Ornela Dardha, Britani

96. Dr. Orsa Kekezi, Suedi

97. Dr. c. Paola Tili, Itali

98. Dr. Retis Shtino, Belgjikë

99. Dr. Rudina Jasini, Britani

100. Prof. Assist. Dr. Sabah Bushaj, ShBA

101. Dr. Salijona Dyrmishi, Holandë

102. Prof. Assoc. Dr. Sead Zimeri, Norvegji

103. Dr. Sedat Adili, Zvicër

104. Dr. Selma Dyca, Francë

105. Dr. Shefqet Hajdari, Gjermani

106. Dr. Shkëlzen Hasanaj, Itali

107. Dr. c. Sidorela Uku, Slloveni

108. Dr. c. Sofokli Çakalli, ShBA

109. Prof. Assoc. Dr. Sokol Kosta, Danimarkë

110. Dr. Stela Dhima, Gjermani

111. Dr. Taulant Muka, Zvicër

112. Dr. Theodor Kouro, Republika Çeke

113. Dr. c. Uljad Berdica, Britani

114. Dr. Vangjush Komini, Suedi

115. Dr. c. Vanisa Petriti, ShBA

116. Dr. Viola Shahini, Belgjikë

117. Prof. Dr. Vjosa Musliu, Belgjikë

118. Dr. c. Xhensila Llanaj, Hungari

119. Dr. Xhensilda Allka, Spanjë

120. Dr. Xhoela Bame, Britani

121. Dr. Xhorxhina Shaulli, Zvicër

122. Dr. c. Xhulja Shahini, Gjermani

123. Dr. Zenalda Hajdaraj, Itali





Lajmet e fundit nga