web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luksi i Bazelit, përgjigjja e Ramës për protestën

17 Qershor 2026, 15:21, Aktualitet CNA

Luksi i Bazelit, përgjigjja e Ramës për protestën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar lidhur me udhëtimin e Kryeministrit Edi Rama në Bazel, duke e cilësuar atë si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj protestave dhe pakënaqësisë së qytetarëve.

Muçollari tha se pjesëmarrja e Ramës në një event luksi, në një nga hotelet më të shtrenjta të Europës, vjen në një moment kur vendi po përballet me krizë politike dhe kur, sipas tij, varfëria dhe korrupsioni janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Muçollari thekson se kjo vizitë private është mesazhi më domethënës që kryeministri ka dhënë deri tani për protestuesit. Ai argumentoi se ndërsa Rama ka reaguar vazhdimisht ndaj akuzave dhe kundërshtarëve politikë, qëndrimi i tij në një ambient luksoz gjatë kësaj periudhe tregon shpërfillje ndaj problemeve të qytetarëve.

Muçollari akuzoi kryeministrin se po favorizon interesat private në vend që të adresojë çështje si korrupsioni dhe varfëria.

“Vajtja në një event luksi, në një prej hoteleve më të shtrenjta të Europës, në kulmin e krizës politike në vend, ku një nga arsyet kryesore të revoltës është varfëria dhe korrupsioni, është përgjigjja më kuptimplotë që Edi Rama ka dhënë deri tani ndaj protestuesve.

Ai ka reaguar e ka dhënë shpjegime, ka sulmuar, sharë e fyer, ka qenë çdo ditë i angazhuar në front me armiqtë.

Por më emblematikja, më domethënësja, ishte kjo vizitë private në Bazel, mes luksit dhe vanitetit.

Edi Rama, me këtë, u tha qindra mijëra protestuesve se nuk ia ndjen fare. Për korrupsionin, përgjigjja e tij është ndjekja e interesave private në evente ku shpesh bën plaçkë Shqipërinë. Për varfërinë, u përgjigj me hotelin më të shtrenjtë të Bazelit.

Kjo është sjellje tipike e diktatorëve të ish-republikave ruse ose e sulltanëve të Oqeanit Indian.

Shqiptarët s'duhet të kenë asnjë iluzion se çdo ditë në detyrë e Edi Ramës është një ditë më shumë korrupsion e luks për atë dhe varfëri për njerëzit.

Ndaj, sonte më shumë, nesër më shumë. Vendosmëri e forcë për largimin e autokratit vanitoz të zhytur në luks", shkruan Muçollari./ CNA





Lajmet e fundit nga