web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"BE e qartë dhe inkurajuese"/ Papajorgji: Vetingu pjesë e identitetit të Shqipërisë në rrugën drejt BE

17 Qershor 2026, 11:45, Aktualitet CNA

"BE e qartë dhe inkurajuese"/ Papajorgji: Vetingu pjesë e

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji ishte e pranishme në konferencën përmbyllëse të procesit të vetingut. Papajorgji në fjalimin e saj tha se rekomandimet e ardhura nga BE janë të qarta dhe inkurajuest.

Sa i përket vetingut, Papajorgji u shpreh se tashmë shihet si pjesë e identitetit që Shqipëria duhet të mbajë në rrugën e saj drejt BE.

Papajorgji tha se të gjitha ndërhyrjet e kujdesshme ligjore janë të mirëpritura.

 

Rekomandimi që vjen nga BE është po aq i qartë sa dhe inkurajues. Vetingu nuk shihet më si reformë kombëtare, ai shihet si pjesë e identitetit që Shqipëria duhet të mbajë në rrugën e saj drejt BE. Janë të mirëpritura dhe ndërhyrjet e kujdesshme dhe ligjore”, tha Papajorgji./CNA





Lajmet e fundit nga